Akademiku Artan Fuga me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se çdo muaj të vitit ai heq menjëanë një sasi të vogël lekës për t’ua dhënë të tjerëve si ndihmë.
Ai shkruan se është në dilemë se kë të ndihmojë më parë.
Statusi i plotë:
Çdo muaj heq mënjanë një sasi të vogël lekësh për t’ua dhënë të tjerëve si ndihmë. Këtu nuk hyjnë dhuratat që jap sikurse edhe marr nga miqtë e mi. .
Por kam hezitime të mëdha se kujt t’ja jap.
1.Ta jap në formë bakshishi për ata që më bëjnë shërbime të ndryshme, kamarierë, berberë, këpucarë, bojaxhinj, nëpunës të administratës civile, etj. Pra të mbështes punën dhe cilësinë e shërbimeve të mia?
- Ta jap në formë ndihme ose dhuratash për miq që kanë nevojë për të rrumbullakosur muajin sepse kanë paga ose ndihma sociale fare të vogla? Pra, të mbështes ata të bëjnë një çikë më të mirë jetën e tyre?
- Ta jap në formë lëmoshe lypsave të ndryshëm nëpër rrugë që të këpusin shpirtin? Pra, të mbështes ata që poqese nuk u japin njerëzit praktikisht vdesin?
Ore nuk po dal dot nga këto dilema.
Më ka mbetur marsi pa e paguar në mendjen time sepse nuk di se çfarë politike të ndjek.
Edhe kjo më duhej. Ej çfarë më gjeti!
(S.M/Faxweb.al)