22:51 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artan Fuga kundër votimit elektronik: Nuk ka gjë më të lehtë se të manipulosh robotin

11:32 | 23/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Artan Fuga kundër votimit elektronik: Nuk ka gjë më të lehtë se të manipulosh robotin

Profesori dhe akademiku Artan Fuga është shprehur kundër votimit elektronik. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai thotë se është më e lehtë të manipulosh një robot se një person. Në shkrimin e titulluar “Tre Maskarenjtë e Shqipërisë”, Fuga bënë një analizë thuajse antropologjike të tre protagonistëve të votimit dhe numërimit në Shqipëri.

Postimi:

“Tre maskarenjtë e Shqipërisë.  I duan komisionet në qendrat e votimit sepse duan të manipulojnë votat?

Po, sigurisht! Por, kaq është shumë pak. Çfarë tregon sociologjia e këtyre komisioneve shumë më tepër sesa kaq?

Aty përqendrohet pabesia e forcave politike karshi njera tjetrës. Pabesia përmbi besën e shqiptarit që i këndojmë me lahutë, cifteli dhe gajde. Aty ngjizet militanti që pasi bën krimet elektorale, është gati të bëjë pastaj cdo gjë që ja kërkon bosi politik. Aty militanti nis të ngjisë shkallët e karrierës sepse e ka të bazuar atë te besnikëria në manipulimet e votave. Aty takohen dhe bëhen solidarë, njihen me njeri tjetrin tre personazhet që shkatërruan Shqipërinë :

i forti i lagjes dhe i katundit, 
pisnesmeni që bën tregti me paret e politikanit, 
militanti që dëshiron të bëhet nëpunës për ta bërë qytetarin shërbëtor të tij.

Këta janë tre maskarenjtë e Shqipërisë së sotme. Demaskoni këta, dhe keni çjerruar maskën së keqes, keni shpëtuar veten tuaj ose çiliminjtë tuaj që nuk ju a kanë për borxh të vuajnë sepse ju jeni gjumasha, frikacaka, bullafiqa. Aty dallohen pisnemenët e partisë që do të privilegjohen me tendera dhe bisnesmenët kundërshtarë që do të falimentohen. Aty përqendrohet gjithë Shqipëria e këtyre viteve. A do të ndryshohet? Unë ende kam edhe një fije shpresë këtë herë. Përndryshe duhet të vijë NATO ta ndryshojë ose z. Trump. A mund të ndryshohet? Po, ka njëqind mundësi. Mjafton të pyesin dhe e kanë gati zgjidhjen. A është zgjidhje zëvëndësimi i antarit të komisionit me një robot idiot si votim elektronik? Jo. Pse? Sepse nuk ka gjë më të lehtë sesa të manipulosh robotin.”, ka shkruar Fuga. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: artan fugapostimi elektronik
Pas

Me pak fjali sipas Blushit: Libra është fuqia e shtresës së mesme

Para

Shtyhet gjyqi për Armando Prengën, gjyqtarja është me grip

Para
Shtyhet gjyqi për Armando Prengën, gjyqtarja është me grip

Shtyhet gjyqi për Armando Prengën, gjyqtarja është me grip

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.