Akademiku i njohur Artan Fuga i ka dërguar një letër publike Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Në letrën e tij, Fuga shkruan se Akademia e Shkencave po shkon kundër rregullave demokratike të vetë insitucionit dhe që po diskreditojnë vetë procesin e Vettingut, përmes propozimit që pedagogët të votojnë emrat e propozuar që vijnë nga emaili i sekretarisë së kryetarit, për anëtarë të komisioneve.
“Zotërinj anëtarë të Kryesisë, pasi jemi njoftuar se keni propozuar që në mbledhjen e Asamblesë të datës 18 janar 2017, ora 12°°, , ju ribëj edhe një herë me dije se jeni në rrugë që është në kundërshtim flagrant me frymën dhe rregullat demokratike të institucionit, si edhe po diskreditoni vetë procesin e vetingut me rëndësi kushtetuese jetike.”, shkruan Fuga.
Sakaq, akademiku rendit edhe 5 argumente me të cilat shpreh qëndrimin e tij ndaj këtij propozimi të Kryesisë së Akademisë.
Pedagogu i filozofisë dhe shkencave të komunikimit, Fuga ka katër kërkesa.
“Nisur nga kjo situatë, i kërkoj Kryesisë të:
- Anulojë listën paraprake dhe intimiduese me kandidaturat jolegjitime.
- Të nxjerrë përgjegjësinë e kësaj gjendjeje.
- Të lejojë shpalljen e kandidimeve të lira, pa u dhënë superioritet anëtarëve të Kryesisë.
- Të krijojë kushtet për një votim të lirë, të fshehtë dhe jo ta uzurpojë procesin e votimit demokratik.”, shton Fuga.
Shkrimi i plotë i Fugës:
“Zotërinj anëtarë të Kryesisë, pasi jemi njoftuar se keni propozuar që në mbledhjen e Asamblesë të datës 18 janar 2017, ora 12°°, , ju ribëj edhe një herë me dije se jeni në rrugë që është në kundërshtim flagrant me frymën dhe rregullat demokratike të institucionit, si edhe po diskreditoni vetë procesin e vetingut me rëndësi kushtetuese jetike.
E para, sepse emrat që na propozohen quhen në atë email anonim si “kandidaturat” tona, pa thënë se cilët janë këta apo ata persona që quajnë kandidaturat e avancuara si ”tonat”. Aq më shumë që teksti i e-mailit është anonim, pra pa autor.
E dyta, sepse nga emrat që propozohen, janë dy prej tyre, kryetari dhe sekretari shkencor i Akademisë, pra vetë Kryesia që propozon Kryesinë, pa marrë mendimin e askujt, por vendos kandidaturat e vetvetes, duke hyrë kështu në një konflikt interesi të paparë.
E treta, sepse duke kërkuar aprovimin elektronikisht për kandidaturat e vendosura në mënyrë arbitrare, përpara mbledhjes së Asamblesë, Kryesia de facto po shmang votimin e fshehtë duke e pararendur atë me një presion të paligjshëm për të deklaruar votën, ushtruar mbi anëtarët e Asamblesë, dhe ka prej tyre që po e bëjnë këtë nën presionin e ushtruar.
E katërta, sepse në një votim nuk mund të shkohet vetëm me një kandidaturë për një vend të hapur, por së paku me kandidatura alternative për secilin vend të destinuar.
E pesta, sepse duke u përpjekur për të shmangur vetëkandidimin si edhe propozimet për kandidime të tjera paraprakisht, nëpërmjet listës me autor anonim që imponohet, Kryesia, si formë intimidimi, kjo praktikë bie në kundërshtim me procedurat e vendimmarrjes dhe të drejtat e çdo anëtari të Akademisë.
Të gjitha këto shqetësime që i rezistojnë sabotimit që po i bëhet nga ana e Kryesisë zgjedhjes nga Akademia të anëtarëve të dalë prej saj për komisionet lidhur me vetingun, janë venë në dukje tashmë nga akademikët Fuga, Shkurtaj, Doja, Meta, Vila, Kongoli, Dado, por po bien në veshin e shurdhët të Kryesisë, duke dëmtuar rëndë dhe infektuar vetë procesin e vetingut, aq të rëndësishëm për shtetin dhe sistemin e drejtësisë.
Të gjitha këto, me pretekstin se nuk ka kohë, çka është një pseudoargument i prapë dhe i mbrapshtë.
Nisur nga kjo situatë, i kërkoj Kryesisë të:
- Anulojë listën paraprake dhe intimiduese me kandidaturat jolegjitime.
- Të nxjerrë përgjegjësinë e kësaj gjendjeje.
- Të lejojë shpalljen e kandidimeve të lira, pa u dhënë superioritet anëtarëve të Kryesisë.
- Të krijojë kushtet për një votim të lirë, të fshehtë dhe jo ta uzurpojë procesin e votimit demokratik.
Jam i detyruar të njoftoj se nëse deri në ora 17°° të ditës së sotme, 17 janar 2017, nuk do të ketë një përgjigje zyrtare nga ana e Kryesisë së Akademisë për shqetësimet e ngritura në këtë letër, atëherë, për t’i shërbyer procesit të vetingut dhe qenë në lartësinë minimale të anëtarit të Akademisë dhe si qytetar, do t’u drejtohem mediave, si edhe do të bëj çmos që të nxis operatorët adekuatë për ta çuar shqetësimin në Gjykatën Kushtetuese.
Me respekt për Asamblenë e Akademisë,
Artan Fuga”. (D.D/Shuplaka)
I have to point out my respect for your generosity in support of men who absolutely need guidance on this important content. Your very own commitment to passing the solution along was remarkably interesting and have in most cases made individuals just like me to realize their desired goals. Your new informative publication entails a whole lot a person like me and much more to my peers. Thanks a ton; from everyone of us.
american eagle store http://www.aeriebyamericancoupons.com/listing-category/american-eagle-store