02:16 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artan Fuga: Nuk ishte Ismail Qemali themeluesi i idesë shtetërore, por Gjergji i madh. Shteti shqiptar është i lashtë

09:25 | 29/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Provokon sërish Artan Fuga: A do të mundej të bëhej “i madh” një i ardhur nga…

Nga Artan Fuga

Shteti i lashtë shqiptar

Më 28 nëndor ne përluemi përpara veprës të Ismail Qemalit, dhe të gjithë përpjekjeve që rilindën shtetin shqiptar të pavarur nga Osmanët dhe që deshi të merrte një formë moderne.

Por, sot ne nuk duhet harrojmë gjenezën e vërtetë të shtetit të arbrit që është në 28 nëndor 1443, kur Skënderbeu ngriti flamurin në kështjellën e Krujës!

Jam i bindur se ishte një shtet kombëtar! Kush mendon se ndêrgjegja kombëtare nuk ishte ndër elitat shqiptare të shekullit të 15, njësoj sikur kishte nisur të lindëete e dobët gjithandej në Europë, nuk e njeh mirë historinë e kulturës europiane dhe arbërore.

Po, shteti i Skënderbeut ishte kombëtar nga ndjenja, frymêzimi, shtrirja, aleancat dhe ndërgjegja e vetvetes. Ashtu e njihinin edhe fuqi të rëndësishme eurropiane të kohës. Gjergji si sundimtar i Arbrit.

Ai nuk jetoi vetëm disa muaj ose nuk kishte shtrirje Vlorë – Berat – Elbasan por shumë më gjerë, Jug e Veri. Ai mbijetoi për më shumë se dy dekada dhe mbet në kujtesën e shqiptarëve anëmembanë Shqipërisë dhe përtej si ideja shtetrore shqiptare.

Fakti se Osmanët e shtypën nuk do të thotë fare asgjë. Ai jetoi në ndêrgjegjen politike arbërore. Kush nuk e di në filozofinë politike që shteti është fillimisht ide pastaj realitet. Nëse budallai nuk e di le t’i hedhi një sy veprës të Hegelit mbi fenomenologjinë e shpirtit! Po e lexoi dot!

Shteti shqiptar është i lashtë prej më shumë se 500 vjetësh. Nuk ka lindur para një sjhekulli, ndonëse ngritja e flamurit në Vlorë pati një rëndësi të jashtëzakonshme për ta rilindur në momente shumë kritike idenë e shtetit shqiptar.

Por vetë ideja dhe realiteti janë qindra ite më parë.

Por politikanët e kohëve të ndryshme vlerësojnë veprën e tyre dhe harrojnë historinë. Mbivlerësuan shtetin e 1912 dhe lanë shtetin e Gjergjit. Sikurse komunistët vlerësuan 29 nëndorin duke zbehur 28 nëndorin 1912.

Për priftin e fshatit, peshkopi i krahinës është më i madh sesa Papa, kurse për Kryepeshkopin, Papa është më i rëndësishëm sesa vetë Jezusi.

Ky është fati i njerëzve të medhenj. Edhe i vetë politikanit të madh Ismail Qemali.

Babai i shtetit shqiptar në shekullin e 20. Por, jo themeluesi i idesë shtetrore arbërore, i asaj ka qenë Gjergji i Madh.

Perse na paraqisni para botës sikur jemi me kujtesë shtetrore të shkurtër?

Kujt i ka interesuar kjo përtej miopisë sonë egoiste?

Kujtoja se aktivitetet shkencire për Skënderbeun do të sillnin një dritë të re metafizike duke pohuar të vërteta të mëdha të lëna poshtë nga dogmat ideologjike staliniste, por në vend të tyre dëgjoja një referat të një studiuese kineze për romanin Kështjella, roman i bukur në fakt, por që është letërsi dhe jo histori.

Sa shumë përtypim dogma dhe hiqemi sikur janë të vërtetat e fundit shkencore të historisë. Të stërthëna prej dekadash të tëra.

Pse kështu?

Përulem para Ismail Qemalit, babai i shtetit shqiptar në shekullin e 20!

Shoh te shteti i arbrit i shekullit të 15 kur lindi ideja dhe realiteti i shtetit kombëtar shqiptar!

 

 

 

Etiketa: artan fugaGjergjiIsmail QemaliShteti shqiptar
Pas

VIDEO/ Plas humori gjatë audiencës së Papës. 6-vjeçari ngjitet në skenë duke marrë vëmendjen e të gjithëve

Para

Kishte festuar në një klub, dyshime se 24-vjeçari në Maliq ishte në gjendje të dehur

Para
Kishte festuar në një klub, dyshime se 24-vjeçari në Maliq ishte në gjendje të dehur

Kishte festuar në një klub, dyshime se 24-vjeçari në Maliq ishte në gjendje të dehur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.