02:17 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artan Fuga pro krijimit të një Republike të re: Kushtetuta që kemi është një paçavure, të hidhet në kosh!

23:41 | 25/02/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
KUSHTE SUPLEMENTARE PËR T’U INTEGRUAR NË BE-Nga Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga shprehet pro krijimit të një Republike të re, siç e kërkon kreu i opozitës Lulzim Basha. Megjithatë, pavarësisht se Basha e kërkon sot, Fuga e ka kërkuar krijimin e një republike të re që 13-vjet më parë.

Sipas Fugës, Kushtetuta që kemi sot është një paçavure dhe duhet hedhur në kosh.

“Paçavurja që e quajmë Kushtetutë sot, duhet hedhur në kosh. E ka mbaruar punën e saj. Na duhet Kushtetutë tjetër!”, shprehet Fuga.

KOMENTI I PLOTË I FUGËS

Po, na duhet një Republikë tjetër! 

E Dhjeta e Vërteta!

Në librin tim “Shoqëria Periferike”, botuar nga shtëpia botuese “Ora” në vitin 2004, kam kërkuar pas studimeve të mia të krijohet një republikë e re, e kisha numuruar, do të ishte republika e dhjetë, pas shpalljes së Pavarësisë! E keni në atë libër nga faqja 318 deri 338 te kapitulli me titullin “Republika e Dhjetë”.

Duhet ndryshuar sistemi politikë nga këmbët te koka, për një demokraci të re!

Po të ishte dëgjuar kjo thirrje atëhere nuk do të ishim endur duke humbur vite me “makinë” të prishur për të përfunduar në llucë e moçal!

Lulzim Basha ka shumë të drejtë që tani pranon se republika e tanishme është amorale, e korruptuar, dhe e ka përjashtuar shqiptarin nga pjesëmarrja dhe e përzë nga trojet e veta!

Pra, askush mos mendoj se e përkrah sloganin e tij sot për qendrim politik. Nuk kam anësi politike unë. Mua më intereson shkenca, qytetari dhe e vërteta.

Por, kur një politikan, i lindur dhe i rritur brenda kësaj republike të kalbur, sikurse Lulzim Basha, arrin në këtë përfundim, i bën thirrje qytetarëve të ndërtojnë një republikë tjetër sepse e sotmja na ka zënë përfund, unë nuk kam sesi mos e përkrah këtë platëformë politike që ai shpalos !

Kjo quhet “Rupure” ose “Disrupture” po deshët. Cfarë do të thotë? Ndarje me të kaluarën duke ndërprerë lidhjet me të! Pa mohuar ato që janë arritur! Anije e re! Le të hipi ai që ka vullnet, ka sy kritik, ka motivim, është i kthjellët që deputet nuk është për të marrë rroga të majme, dieta, pensione të privilegjuara duke ndejtur në kolltuk e ngrohur vezë, por duke i shërbyer popullit!

E sotmja na ka zënë përfund, puna është se çfarë forme do të kishte e reja!

Pacavurja që e quajmë Kushtetutë sot, duhet hedhur në kosh. E ka mbaruar punën e saj. Na duhet Kushtetutë tjetër!

Ende nuk kam dëgjuar se çfarë propozimesh ka zoti Lulzim Basha, por unë të hënën në mëngjes në ora 8°° do ta postoj duke e ribotuar një pjesë të tekstit tim të shkruar 13 vite më parë!

Pastaj do t’i veçoj propozimet e mia!

Miqtë e kësaj faqeje janë njohur pjesërisht me to këta dhjetë vjet që udhëtojmë sëbashku.

Sa mirë që konstatimi i dekadencës të demokracisë shqiptare tani artikulohet para popullit edhe nga një politikan. Kjo është meritë e Lulzim Bashës! Unë e përkrah. Nëpërmjet tij e ka pranuar heshturazi edhe grupi i deputetëve demokratë, pavarësisht se ende nuk flasin. 
Përse heshtin politikanët demokratë për këtë platëformë të re politike për një Republikë të re!

Mos nuk u pëlqen as atyre kjo perspektivë politiko-juridike?

Por e duartroket populli anëmbanë vendit këtë ide. Poqese edhe politikanë të tjerë vijnë te kjo ide edhe ata i përkrah!

Nuk më intereson anësia politike, por qytetari, studimet shkencore dhe e vërteta! (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: artan fugalulzim bashaRepublike e re
Pas

Sulmi ndaj Spahiut, Flavio Qarri: Kam një alamet fotoje me Ramën, a më bën kjo Rilindas?!

Para

Protesta e banorëve të Zharrëzës, Altin Goxhaj: Ushtarët marksistë të SOROS-it donin ta sabotonin! (FOTOT)

Para
Protesta e banorëve të Zharrëzës, Altin Goxhaj: Ushtarët marksistë të SOROS-it donin ta sabotonin! (FOTOT)

Protesta e banorëve të Zharrëzës, Altin Goxhaj: Ushtarët marksistë të SOROS-it donin ta sabotonin! (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.