Akademiku Artan Fuga i ka kthtyer një përgjigje mikut të tij Samir Perihanës duke i theksuar se merret me kërkim shkencor dhe nuk është as militant, as nëpunës servil, por as budalla i nevrikosur.
“Unë po luftoj që akademia e shkencave të jetojë, por si institucion i vërtetë dhe jo azil pensioni! Dhe për këtë bëhem me të gjithë ata që e mbështesin këtë projekt dhe luftoj kundër të gjithë atyre që e pengojnë atë.
Se ti mbase nuk e kupton, dhe jo vetëm ti, se në këtë botë duhen aleanca sepse në vetmi sikurse qendron ti para ekranit të kompjuterit tënd degradon dhe je asgjë për jetën publike që pret nga ty. Poashtu sikurse nuk kuptonin disa se përse në majin e 2017, une deklaroja se për Republikën e Re, unë bëj rrugë të përbashkët me Lulzim Bashën. Unë luftoja për idetë e mia dhe jo për dikë tjetër!”, shprehet Fuga.
Fuga i thekson më tej mikut të vet se duhet ë mbledh mendjen se nuk ka bërë asgjë për fëmijët e tij.
“Problemi është se populli në gjendje të mjerë prej dekadash, kujton në një pjesë të segmenteve të veta, sidomos në disa grupe ose individë këtu në facebook se problemet e tij do t’i zgjidhin disa intelektualë të vetmuar që me forcën e gjetur kushedi ku, mistike, do ta bëjnë Shqipërinë lule kundër trafikantëve, nëpunësve të korruptuar, hajdutëve me ose pa pushtet etj.
Nuk ka alibi më të mirë për të pranuar vetëvrasjen, poshtërimin, dhe për të ndejtur në punë të vet, ose duke bërtitur gjoja trimërisht në rrjetet sociale. Nuk të çon askund kjo rrugë! Mblidhe mendjen dhe mos gënje veten dhe fëmijët e tu se gjoja ke bërë gjithçka për ta! Jo, nuk ke bërë asgjë!”, shprehet ai.
Përgjigjia:
Pa qytetarin aktiv demokracia degjeneron, sado të përpiqet intelektuali!
———————
Përgjigje miqësore, mikut tim shumë të dashur Samir Perihana, që bën pjesë në një rreth familjar të persekutuar dhe që unë e nderoj totalisht!
Që t’a lexojnë të gjithë dhe të mbaroj njëherë e mirë punë me çështjen!
————–
Samir Perihana : profesor a arritet t’ja thonit kete Km kur e takuat tek Akademia e Shkencave apo koha e takimit ishte teper e shkurter dhe nuk premtonte ??
——-
Artan Fuga
I dashur Samir Perihana, nuk ishte kjo tema e bisedës e bisedës me kryeministrin atë ditë ku ai na priti një grup akademikësh.
Sa për nëntekstin e thumbit tënd krejt të padenjë për ty dhe edukatën tënde më dëgjo mirë ti edhe ndonjë tjetër:
Unë jam intelektual dhe merrem me kërkim shkencor miku im, nuk jam as militant, as nëpunës servil, por as budalla i nevrikosur. Duhet ta dish se intelektuali që e do statusin e tij vepron me arsye rast pas rasti dhe jo me paragjykime dhe stereotipe idiote. Pra, sado ta kritikoj politikën e forcës politike që përfaqëson ai, apo të jem shumë kritik edhe ndaj opozitës, nuk përtoj madje kam guximin të them se përsa i përket gjendjes së akademisë të shkencave konstatimi i i kryeministrit është i saktë dhe unë këtu, në këtë pikë, bashkohem me të.
Akademinë e Shkencave e kanë marrë peng disa individë që pengojnë të tjerët ta rinovojnë dhe këtë e bëjnë me lekët e tua Samir Perihana, duke abuzuar me to!
Unë po luftoj që akademia e shkencave të jetojë, por si institucion i vërtetë dhe jo azil pensioni! Dhe për këtë bëhem me të gjithë ata që e mbështesin këtë projekt dhe luftoj kundër të gjithë atyre që e pengojnë atë.
Se ti mbase nuk e kupton, dhe jo vetëm ti, se në këtë botë duhen aleanca sepse në vetmi sikurse qendron ti para ekranit të kompjuterit tënd degradon dhe je asgjë për jetën publike që pret nga ty. Poashtu sikurse nuk kuptonin disa se përse në majin e 2017, une deklaroja se për Republikën e Re, unë bëj rrugë të përbashkët me Lulzim Bashën. Unë luftoja për idetë e mia dhe jo për dikë tjetër!
Dhe kështu do të vazhdoj do ti apo dikush tjetër apo jo! Unë për këtë nuk bëj kompromis me pushtetin, dhe pra thumbat e tua nuk i llogaris fare!
Atëhere më quanin të PD, tani më quajnë se ja bëj me sy PS!
Sa gjynah ata, miopët, jo unë!
Problemi është se populli në gjendje të mjerë prej dekadash, kujton në një pjesë të segmenteve të veta, sidomos në disa grupe ose individë këtu në facebook se problemet e tij do t’i zgjidhin disa intelektualë të vetmuar që me forcën e gjetur kushedi ku, mistike, do ta bëjnë Shqipërinë lule kundër trafikantëve, nëpunësve të korruptuar, hajdutëve me ose pa pushtet etj.
Nuk ka alibi më të mirë për të pranuar vetëvrasjen, poshtërimin, dhe për të ndejtur në punë të vet, ose duke bërtitur gjoja trimërisht në rrjetet sociale. Nuk të çon askund kjo rrugë!
Mblidhe mendjen dhe mos gënje veten dhe fëmijët e tu se gjoja ke bërë gjithçka për ta! Jo, nuk ke bërë asgjë!
Se sipas teje, por jo vetëm sipas teje, të gjitha duhet t’i bëj unë, edhe filozofin, edhe shkrimtarin, edhe politikanin, edhe denoncuesin e krimit, edhe madje shkatërrimin e arave me kanabis, dhe ti duhet të rrish thjesht duke bërë sehir, apo duke shkruar ndonjë fjali në facebook; apo unë duhet të le çdo punë tjetër edhe të bëj edhe gazetarin, edhe drejtuesin politik, edhe mësuesin, edhe politologun, edhe dreqin me të birin, kurse ju vetëm të bëni komente në facebook duke pritur se do t’i rregulloj unë punët.
Apo ju flisni ose edhe nuk flisni fare edhe atëhere kur ju lënë pa pa punë, kur ju poshtërojnë personalisht, kur ju internojnë, etj. Jo Samir i dashur jo! Eshtë kollaj të abuzosh me fjalën, por abuzo, abuzo, sepse kastile u kanë lënë që të ngopeni me lugë të mbushur me ajër!
Por, moslëvizja, heshtja, mosangazhimi juaj, dëshira për të bërë gjyqtarin për këdo; fshehja pas turmës anonime dhe në turmën anonime, ndërgjegja prej skllavi, mbivlerësimi i vetes suaj që gjoja qendron me duar të pastra por duke i mbajtur në xhep, iluzioni se me fjalë të kulluara mund të arrihet diçka, që nuk i manifeston vetëm ti, ti je i fundit, më i parrezikshmi në këto qendrime, por i manifestojnë edhe të tjerë që kanë më shumë vend në hapësirën publike, janë vdekjeprurëse. Ato janë një nga shkaqet se përse qentë kanë dalë jashtë zinxhirave jo sot, por prej 105 vjetësh!
Zgjohu Samir! Se nuk të kam parë të vish kur unë kam protestuar për ligjin për arsimin e lartë, për zgjedhje të lira, për ruajtjen e qyteteve nga betonimi.
Nuk të kam parë njëherë të vish e të thuash: Me çfarë mund t’ju ndihmoj?
Zgjoju Samir se demokracia pa qytetarin aktiv degjeneron! Nuk e ndal dot i vetëm intelektuali këtë gjë edhe sikur ai të bëjë gjithçka që i takon!
Miqësisht gjithësesi, gjithmonë! af (J.V/Faxweb)