21:30 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artan Fuga: Si shpërdorohet paraja publike në Akademinë e Shkencave

13:42 | 08/09/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Fuga: Si shpërdorohet paraja publike në Akademinë e Shkencave

Akademiku Artan Fuga vijon me të tjera denoncime që lidhen me Akademinë e Shkencave. Pasi kërkoi dorëheqjen e gjithë kryesisë së akademisë në mënyrë që të reformohet ky institucion, tani shprehet se Akademia e Shkencave po shpërdoron paratë publike dhe jep arsyet se pse mendon kështu.

Sipas Fugës, ky institucion paguan paga dhe honorare pa përcaktuar punën dhe objektivat e saj dhe mbi të gjitha pa matur rezultatet. Ai ngre disa pyetje të cilat ende nuk kanë një përgjigje nga Akademia e Shkencave.

KOMENTI I FUGËS

Skandali vazhdon:

Akademia e Shkencave paguan paga dhe honorare pa përcaktuar punën, objektivat e saj, dhe pa e matur rezultatin e dhënë ! 
—————————–
Akademia e Shkencave të kërkojë auditim financiar, administrues dhe shkencor nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe nga Ministria e Arsimit! 
—————————–
Si (sh) përdorohet paraja publike ! 
——————————-
Nga letra drejtuar sekretarit shkencor akademik Vasil Tole:

Nuk mund të ketë asnjë proces reformator, nêse nuk bëhet auditimi i rezultateve të punës dhjetvjeçare të Akademisë dhe kur flas për auditim, që e kam kërkuar edhe publikisht përpara dy vitesh, kam parasysh auditimin shkencor, administrativ, por edhe financiar.

A ka apo jo produkti i Akademisë natyrë të ndjeshme fiktiviteti, a ka eficiencë në përdorimin e fondeve financiare?

a ka kujdes për të mirat shpirtrore dhe materiale që ka në administrim?

a ka mirëmenaxhim apo ka pasur edhe abuzime me fonde të ndryshme?

a ka transparencë dhe normativitet në buxhetet për projektet e ndryshme?

ato pak projekte që ka siguruar, akademia i ka marrë për anëtarë të caktuar asaj, apo i ka bërë thirrje publike komubnitetit shkencor për të aplikuar?

a ka akademikë që nuk duhet të ishin akademikë sepse i pengon ligja, pra i marrin pa të drejtë pagat?

a ka honorare që nuk ka vend të ishin paguar, e kështu me radhë,?

a shiten dhe si administrohet paraja nga librat që botohen?

cfarë bëhet me përdorimin e revistave të Akademisë të Shkencave?

a ka lexues në Bibliotekën e Akademisë të Shkencave?

Si mund të nisim një proces reformimi pa ditur se ku ndodhet administrimi i Akademisë ?

Këtë auditim ne nuk mund ta bëjmë nga brenda sepse do të ishte krejt subjektiv. Ne nga brenda kemi aprovuar bilancin vjetor, e kemi vlerësuar si pozitiv kur ai ka qenë për faqe të zezë.

Prandaj kryesia, në orët që vijnë, përpara sesa të japi dorëheqjen, ose ju si sekretar i saj, t’i kërkoni ministrisë të arësimit dhe kontrollit të shtetit, të dërgojnë ekipet e kontrollit për një auditim të plotë të veprimtarisë të Akademisë. Aq më mirë nëse del pozitiv, por qëllimi është të shohim se ku janë defektet, që komisioni reformator të mund të punojë si duhet. (D.D/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Akademia e Shkencaveartan fuga
Pas

Lidhet me Adin në emision por vajza nga Tirana shokohet kur mëson se kush është ai (VIDEO)

Para

Kush nuk e donte Ballën në krye të grupit parlamentar, ZBARDHET VOTIMI

Para
Kush nuk e donte Ballën në krye të grupit parlamentar, ZBARDHET VOTIMI

Kush nuk e donte Ballën në krye të grupit parlamentar, ZBARDHET VOTIMI

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.