Akademiku Artan Fuga ka dalë në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar, e cila parashikohet të shembet pas vendimit të marrë në mënyrë arbitrare nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Fuga njofton se sonte do të shkojë të firmosë peticionin kundër shembjes së godinës së teatrit, pasi kjo është një çështje që tejkalon këtë godinë dhe këtë institucion sepse e gjithë kultura kombëtare është në kolaps.
Akademiku kërkon që ndërtesa e teatrit të ruhet, mbrohet dhe të modernizohet. Ai kritikon të gjithë ata kolegë që nuk kanë guximin të dalin në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe artistëve shqiptarë.
Reagimi i Artan Fugës:
Per teatrin tone kombetar.
Sonte do te shkoj te teatri te firmos peticionin kunder shkallmimit te monumentit te kultures. Edhe nje firme nuk guxojme te hedhim? Turp!
Teatri eshte nje ceshtje qe tejkalon ceshtjen e nderteses. E gjithe kultura kombetare eshte ne kolaps me institucione ne krize te plote. E politizuar, e keqmenaxhuar, e perdhosur. Forum kombetar per kete ceshtje.
Ndertesa e teatrit mund te ruhet, mbrohet dhe te modernizohet. Tradita dhe modernia mund te shkojne bashke duke prodhuar ultramodernen. Po kujt i flet se? Injoranteve qe hiqen si arkitekte e urbaniste?
Asnje aktor apo intelektual nuk ka hic me shume te drejte sesa te kundershtoje prishjen. Si pale ne marreveshjeje eshte asgje, nje hic juridik. Ballabanet ta kuptojne kete.