03:38 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Referendum lokal për Teatrin Kombëtar, mjaft me caraca

15:39 | 10/05/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të gjithë akademikët janë kuksianë!”, Fuga paralajmëron: Ja kur do ta nxjerr raportin për shpërdorimet …

Nga Artan Fuga

Referendum lokal për Teatrin Kombëtar. Mjaft me caraca! Për vendimin e Këshillit të Ministrave datë 8 maj 2020 për kalimin në pronësi të bashkësisë të Tiranës të pasurisë kadastrale të quajtur “Teatri Kombëtar”,

pyetje në ndihmë të gazetarëve të rinj që edhe punojnë edhe vazhdojnë studimet, në mënyrë që ta kenë si stazh profesional :

1. Kalimi i aseteve kombëtare në pronësi të Bashkisë të Tiranës, është një akt decentralizues, pra demokratizues apo një strategji manipulimi?
2. Rama ja beson çështjen Veliajt, apo e sheh tani konfliktin e ardhshëm Veliaj – mbrojtës të Teatrit nga lart duke marrë rolin e një spektatori që ka larë duart?

3. Nëse Veliaj e arrin projektin e besuar, pra prishjen e godinës dhe ndërtimin e një tjetre, kjo do të ishte një fitore, apo një dëmtim i tij në publik?
4. Rama do që Veliaj të dështojë, apo të fitojë duke iu kundërvënë shoqërisë civile, organizatave të fuqishme në Europë etj?
5. Kur kalon Teatrin te Bashkia e Tiranës, përse nuk kalon edhe aseteve të lidhura ta zemë me Bibliotekën Kombëtare, Teatrin e Operas dhe të Baletit, Stadiumin, vetë Kryeministrinë, Presidencën, etj?

6. Sa funy do të ishte nëse ta zemë pasuria e paluejtshme Presidenca ose Kryeministria të kalonin edhe ato sipas kësaj filozofie neoliberale në pronësi të Bashkisë të Tiranës? Apo ça filozofie? Ku i fryjmë fyellit në ato vrima dot ne?
7. Kalimi i pronësisë te Bashkia Tiranë i pasurisë “Teatri Kombëtar” është vetëm për truallin apo edhe për ndërtesën cipër, apo edhe për rekuizitën, etj.? Apo edhe për aktorët, drejtorin, edhe madje edhe për spektatorët e Teatrit?

8. Kur VKM thotë se ja kalon pronën Bashkisë Tiranë, me çfarë të drejte i kërkon që ajo të mos ndryshojë destinacionin e objektit? Kur unë e kam pronën time e bëj çfarë të dua, përndryshe edhe ma jep edhe s’ma jep? Nga ana juridike si koncept pronësie a ka vend të qendrojë kjo? E bëj edhe Estradë. Nga dallon Teatri nga Estrada si gjini? E di njeri në zyrat e bashkisë? Unë nuk e di për vete.
9. VKM i thotë Bashkisë që të ndërtosh një ndërtesë të mirë në konsultim me të gjitha grupet e interesit, a mund të na thonë u kam rixha se cfarë quajnë me shprehjen “e përdalur” grupe interesi? Si do të merret vendimi, si do matet sugjerimi i tyre? Kush quhet grup interesi?

10. Po ne spektatorët qytetarë a jemi grup interesi, apo jemi legena? Nëse ne jemi a nuk ka vetëm një mënyrë konsultimi me ne që është referendumi lokal? Sepse që Teatri Kombëtar u bë Teatër Bashkiak e morrëm vesh, por tani amà ai është prona jonë si qytetarë. Nuk është prona e brigadierit të komunales të zonës. Pra grupi i interesit jemi ne qytetarët dhe ne ka vetëm një rrugë konsultimi : referendum lokal! Kjo është demokracia. Tê tjerat janë qofte me rigon!
11. Pse opozita nuk kërkon referendum lokal tani për ndërtesën e Teatrit, por bën deklarata patetike thjesht, mbushur me fjalë ofenduese kurse ne qytetarëve nuk na duhen fare llafet e bukura, fare, por na duhet veprimi politik? Ka veprim apo nuk ka veprim? Të tjerat janë pluhur! I merr era!

Ja të dashur gazetarë – studentë sugjerimet e mia modeste. Ju bëni si të doni, por këtyre pyetjeve nuk u anashkaloni dot, veçse nëse bëheni bukëshkalë.

Pas

Trágjike në Greqi, gjendet i v*èkur në mënyrë misterioze shqiptari

Para

Aktori në gjendje të dèhur pèrplas një motorçiklist, gjykata jep vendimin për Burak Deniz

Para
Aksident i rëndë në Shkodër, motoçikleta del nga rruga, dy te plagosur

Aktori në gjendje të dèhur pèrplas një motorçiklist, gjykata jep vendimin për Burak Deniz

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.