03:50 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artan Fuga: Vazhdoj me këmbëngulje të angazhohem intelektualisht te Republika e Re, në politikë nuk ka të virgjër

18:34 | 23/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Fuga: Vazhdoj me këmbëngulje të angazhohem intelektualisht te Republika e Re, në politikë nuk ka të virgjër

 

Akademiku i njohur Artan Fuga shkruan sot në rrjetet sociale  se do vazhdojë të mbështesë “Repulikën e Re”. 

“Shpresoj që zoti Lulzim Basha, si ai që e zhvilloi këtë ide aktivisht për muaj të tërë, duke e ditur energjinë dhe vlerat që ka, nuk do të jetë lodhur dhe nuk do të heqi dorë në planin politik nga realizimi i kësaj ideje që nuk është as më shumë, as më pak, por një model i ri politik,demokraci pjesëmarrëse, model social, kulturor, që ta zëvendësojë këtë që kemi”,-shkruan ndër të tjera Fuga. 

SHKRIMI I PLOTË:

Fushata e zgjedhjeve po afron!

Duke ruajtur të gjithë pavarësinë time qytetare, unë do të vazhdoj me këmbëngulje të angazhohem intelektualisht që ideja dhe vlerat e një Republike të Re, të kenë sa më shumë fuqi për t’u afirmuar në të!

Shpresoj që zoti Lulzim Basha, si ai që e zhvilloi këtë ide aktivisht për muaj të tërë, duke e ditur energjinë dhe vlerat që ka, nuk do të jetë lodhur dhe nuk do të heqi dorë në planin politik nga realizimi i kësaj ideje që nuk është as më shumë, as më pak, por një model i ri politik,demokraci pjesëmarrëse, model social, kulturor, që ta zëvendësojë këtë që kemi.

Uroj që edhe parti të tjera të përfshihen në këtë transformim.

Nuk na çon dot kjo më askund. Vetëm kriza prodhon!

Ne qytetarët duam ndryshim!

Vetëm disa pasues dogmatikë të “izmave” të shekujve të kaluar që i kuptojnë ato sipas interesave të tyre të ulta kujtojnë se ideja e një progresi sistemik dhe konceptual të Shqipërisë paska dështuar. Ata janë servilë me cdo pushtet se ashtu e kanë hallin, por a thua se pushteti ka nevojë për ta!

Do të paraqes modestisht të gjitha rezultatet e kërkimeve të mia shkencore që vlejnë për këtë rimodelim të shoqërisë shqiptare.

Hapur si gjithnjë me ju miq të kësaj faqeje! Nëse do të ketë gjëra që s’u pëlqejnë thuajini këtu por pa fyerje, inate dhe shpifje për askënd! Mund të gaboj, por sinqeriteti është i siguruar.

Nuk është zgjidhje mosvotimi, por ushtrimi i presionit të fortë nga ana jonë si qytetarë që fushata të mos ngrijë te vetëlavdërimet për arritjet, por te kritika e asaj që na ka rënë mbi supe dhe te ndërtimi i një perspektive tjetër.

Në politikë nuk ka as të virgjër, as të pafajshëm, as të pagabueshëm. Ne si qyetarë na duhet ta themi fjalën tonë, t’i detyrojmë politikanët të ecin në drejtimin e vullnetit tonë dhe të kontrollojmë premtimet që na japin.

Po kjo është e mundur!

Po, një republikë tjetër është e mundur!

Sot më shumë sesa kurrë!

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: artan fuga
Pas

Damiano merr hak ndaj Big Brother, zbulon FOTON që shkel rregullat e produksionit

Para

Këngëtarja shqiptare kushërirë me zv.kryeministren e re: Na krenove fisin (FOTO)

Para
Këngëtarja shqiptare kushërirë me zv.kryeministren e re: Na krenove fisin (FOTO)

Këngëtarja shqiptare kushërirë me zv.kryeministren e re: Na krenove fisin (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.