Gazetari Artan Hoxha ka treguar sot detaje të reja në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar pak ditë më parë në Skrapar.
Gazetari tha se pavarësisht aksionit të policisë në objekt, aty zhvillohej një biznes fason, në të cilin vazhdonin punën rreth 60 gra.
“Aty ndodhej një objekt që ishte kthyer në biznes fason, ku prodhohen ambalazhe për pijet alkoolike. Ishin të punësuar rreth 60 gra. Kjo kantinë prodhohen ambalazhe kartoni për pijet alkoolike. Puna vazhdonte pavarësisht aksionit të policisë. Është arrestuar pronarja e projektit, bashkëshortja e ish-kryetarit të bashkisë Lefter Lame, që ndërroi jetë nga një sëmundje në vitin 2010. Objekti ku është bërë ndërhyrja ishte akoma pronë e një shtetasi gjerman, Martin Bauer.
U tha në fillim që ishte laborator modern, por nga çfarë pashë unë nuk ka asnjë element për të qenë laborator. Janë ambiente ku kultivohet lënda narkotike me llamba. Prokuroria i ka arrestuar personat në lidhje me këtë ngjarje me akuzën se kultivohet kanabis. Brenda objektit u tha që u gjetën 6 ton, por aty u kapën vetëm 3 kg mbetje. Aty kishte pajisje aspirimi, ka pasur shtretër që do të thotë se kishte persona që rrinin aty. Kishin dhe ushqime. Edhe pse të zotët e objektit përballë thonë që nuk e përdornin prej 2 vitesh këtë objekt. Dyshimet kanë qenë që jo vetëm kultivohej, por dhe përpunohej,” -tregon Hoxha.
(M.D/ Shuplaka)