22:12 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artan Hoxha: Deri tani 4 operacione për arrestimin e Balilit, s’është njeri i çfarëdoshëm

18:10 | 10/12/2016
në Aktualitet, Flash, Te Fundit
0
Artan Hoxha: Deri tani 4 operacione për arrestimin e Balilit, s’është njeri i çfarëdoshëm

I ftuar në emisionin “!Kjo javë” në News 24, gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha, ka komentuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në ngarkim të Klemend Balilit, ose siç njihet ndryshe “Eskobari i Ballkanit”.

Sipas tij, deri tani janë zhvilluar katër operacione për arrestimin e tij, por asnjëri nuk ka rezultuar i suksesshëm.

“Operacioni i parë për arrestimin e tij është bërë në lokalin e tij, operacioni i dytë në tetor, ku Balili s’u gjet në makinë. Operacioni i tretë në një ndeshje të Delvinës. Operacioni i katërt është ai që u zhvillua sot. Operacionet janë bërë të gjitha nga Tirana”, tha Hoxha.

Sipas gazetarit, “Klemend Balili ndodhet në Shqipëri dhe jo në Greqi dhe se grupi i tij ka bërë miliona euro”.

Artan Hoxha shtoi se Balili nuk është një njeri i zakonshëm. Ai i ka shpëtuar gjithmonë drejtësisë pasi ka edhe background politik.

Me kërkesë të prokurorit Ened Nakuçi, Gjykata e Krimeve të Rënda i ka caktuar masën e sigurisë ”arrest me burg” në mungesë Klemend Balilit, me akuzën e trafikut të drogës, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal drejt Greqisë dhe Italisë dhe më pas në vendet e Bashkimit Europian. /Shuplaka/

Etiketa: arrestimartan hoxhabalilinews 24operacione
Pas

Sekuestrohen 2 kg heroinë në Kakavijë, në pranga 57-vjeçari nga Fieri (VIDEO)

Para

“Vettingu”, zbardhet përgjigja e Komisionit të Venecias: Gjykata Kushtetuese në konflikt me ligjin

Para
“Vettingu”, zbardhet përgjigja e Komisionit të Venecias: Gjykata Kushtetuese në konflikt me ligjin

"Vettingu", zbardhet përgjigja e Komisionit të Venecias: Gjykata Kushtetuese në konflikt me ligjin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.