08:14 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artan Hoxha i nxori foton me Ramën, Ardian Çapja i çon mesazh Fevziut: Avokatët e mi…

07:35 | 13/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Hoxha i nxori foton me Ramën, Ardian Çapja i çon mesazh Fevziut: Avokatët e mi…

Gjashtë ditë më parë, gazetari Artan Hoxha publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama me personin që është përmendur në listën e OFL-së, Ardian Çapja.

Gjatë emisionit, Hoxha tha se ky person është përfolur se ka mbështetur Partinë Demokratike, ndërsa nga ana tjetër ai ka një foto me kryeministrin në periudhë fushate.

“Jemi para fushatës së zgjedhjeve, personi është i listuar në listën që ka publikuar OFL. Ky këtu është Ardian Çapja, ky është kryeministri. Në ndryshimet e ligjit, pika 14 thotë se çdo gjyqtar apo prokuror që shoqërohet me persona nën hetim do të penalizohet. Zakonisht Edi Rama akuzohet se ka lidhje me Çelat, dhe që i ka favorizuar. Çapjat janë akuzuar se kanë marrëdhënie me PD.

Kur kryeministri Rama prezantonte KÇK, tha se gjyqtarë të caktuar nxjerrin nga burgu kriminelë. Ngjarja që ai iu referua ishte nxjerrja e nipit të Çapes nga paraburgimi me vendim të gjyqtarit Kullolli. Në kohën kur kemi në burg një të penduar që ka patur lidhje me vrasjen që ai akuzohet, gjyqtari vete e liron këtë person. Sapo del lista ky person i është lexuar emri dhe është thënë që në bashkëpunim ka marrë pjesë në një sërë vrasjesh. Një foto tjetër të këtij personi e ke vetëm kur i kanë bërë atentat ose kur e kanë arrestuar. Tani si ta besoj unë këtë?”, tha Artan Hoxha në emisionin e datës 6 shkurt.

Këtë të mërkurë, po në emisionin Opinion ishte gazetari Artan Hoxha që po fliste për aksionin e OFL-së, kur drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu lexoi live një mesazh që i ishte dërguar nga Ardian Çapja për atë foto.

Blendi Fevziu: Më shkruan një person më thotë jam Ardian Çapja.

Teksti i mesazhit: Përshëndetje Zoti Fevziu në respekt të gazetarisë dhe medias nuk reagova për të mos ofenduar personin në fjalë . ne jemi në shërbim të popullatës, të çdo individi, institucioni pasi jemi të licencuar siç edhe është profesioni i punësuar i çdo gazetari.

Foto është e modifikuar nuk e di arsyen, ka shumë shpifje dhe manipulime në media. Me respekt për gjithë gazetarët dhe punën e juaj, janë shumë prova dhe fakte të pakundërshtueshme juridike që avokatët do të ndjekin rrugën ligjore. Me respekt Ardian Çapja, nuk janë periudhat që thoni ju.

Artan Hoxha: Është modifikuar foto apo periudha? Dhe kjo a është faqja e vetë resorit? I kohës, i faqes… Nuk e kam akuzuar unë Ardian Çapjen. Ku qëndron modifikimi këtu?

Ardian Capja sipas Operacionit Forca e Ligjit është i dyshuar për një sere vrasjesh në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje ndërsa në qershor të vitit 2016 qëlloi ndaj Policisë. Sipas Policisë, Çapja së bashku me të afërm të tij ka kryer dhe vrasje me pagesë përgjatë viteve 2009-2016.

Etiketa: capjahoxha
Pas

Vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës, reagon për herë të parë familja: Na lini të qetë, mos flisni në emrin tonë

Para

Gruaja zgjohet nga koma pas 2 muajsh dhe merr vesh lajmin shkatërrues

Para
Gruaja zgjohet nga koma pas 2 muajsh dhe merr vesh lajmin shkatërrues

Gruaja zgjohet nga koma pas 2 muajsh dhe merr vesh lajmin shkatërrues

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.