00:45 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artan Hoxha ironizon keq policinë: Me këto lloj aksionesh me “krehje”, maksimumi mund të krehni baluket tuaja

15:05 | 22/09/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Tom Doshi dyshoi për përgjues në makinë, është kontrolluar edhe një hotel në ish-bllok”

Aksioni i Policisë së Shtetit “vjeshtë 2017” është diskutuar shumë gjatë ditëve të fundit. Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka ironizuar këtë operacion të policisë duke thënë se bardheblutë nuk do arrijnë të kapin asnjë “të fortë”, madje maksimumi që mund të bëjnë është të “krehin baluket” e tyre.

Kujtojmë se gjatë këtyre operacioneve, ka patur edhe të arrestuar si në Elbasan ashtu edhe në Vlorë, ndërsa janë sekuestruar mjaft materiale të cilësuara si kriminale.

“Kur shkon per krehje dhe vjen i rruar

Pas operacionit “Vjeshte 2017”, ku Policia e Shtetit me ne krye kreret e saj i futi nje te “krehur balukeve” dje paradite ne Elbasan, sot ne te zbardhur dita vendosen ti fusin dhe nje “krehje ballaboks” Vlores. 
Meqe jemi ne vjeshte keto aksionet me “krehje” bandash dhe te fortesh me kujtojne kohen e gjimnazit, ne fundin e viteve ’80 te shekullit te kaluar, kur ndermarrjet bujqesore ishin keq me korrjen e misrit dhe na kerkonn ti fusnim nje aksion vullnetar per te mos e zene shiu misrin ne are. 

Zoterinj aksioniste te policise, grupet kriminale per te cilat flasim, ne Elbasan, Vlore, Durres, Shkoder apo Tirane, nuk jane as parcela me miser te ndermarrjeve bujqesore mbetur ne are dhe as parcela me hashash te ndonje kultivuesi hallexhi qe ia ka futur vrapit sapo ka pare furgonin e grupit te gatshem. Kjo lloj “korrje” nuk do as kosore dhe as sakice, se po te ishte se korreshin aq kollaj, i “korrnin” kryetaret e bashkive me polici bashkiake.

Me keto lloj aksionesh 3-4 oreshe me “krehje”, maksimumi mund te krehni baluket tuaja ose mund te krehni ndonje pjekes misrash pa kupon tatimor ne ndonje cep mehalle. Se atyre te forteve me makina te blinduara Audi A8, qe kane bere zap Elbasanin dhe i kane korrurr te vraret si thase me miser keto 18 muajt e fundit, maksimumi mund ti keni detyruar te nderrojne marken e Audit, nga A8-te ne Q7-te.

Nese nje grup special hetimor i prokurorise per krimet e renda dhe policise gjyqesore nuk ulet kembekryq ne Elbasan dhe ti nise nga masakra e 3 shkurtit 2016 zbulimin e gjithe atentateve, aksionet vullnetare me krehje, thjeshte do tu stilojne modelin e balukeve mbreterve te rinj te qytetit….”, shkruan Hoxha.

Etiketa: artan hoxhapolicia e shtetit
Pas

Deputeti i PD-së reagon ndaj atyre që përgjuan mbledhjen e Kryesisë: Turp i vërtetë

Para

E quajti Albin ”vëlla”, komentuesit nuk lënë gjë pa i thënë Klaudias. Ndërhyjnë mamaja dhe motra e saj (FOTOT)

Para
Pas lajmit për ndarjen, reagojnë Albi Nako dhe Klaudia Pepa

E quajti Albin ''vëlla", komentuesit nuk lënë gjë pa i thënë Klaudias. Ndërhyjnë mamaja dhe motra e saj (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.