Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se lëvizjet e realizuara nga kryeprokurorja Arta Marku janë plan i iniciuar nga ndërkombëtarët.
Hoxha than ë emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu se të gjithë emrat që ajo ka lëvizur, janë emra që kanë punuar në projekte dhe trajnime, si dhe kanë qenë pjesë e Task-Forcës të monitoruar dhe të organizuara nga ndërkombëtarët.
Sipas tij, ata janë të gjithë emra të filtruar dhe këto lëvizje nuk janë të kryera nga Arta Marku, por nga ndërkombëtarët.
Hoxha citoj kujtoi edhe deklaratën e ambasadës amerikane kur nga detyra u largua Llalla, për të cilin ambasada ishte shprehur se ishte larguar prokurori që nuk hetonte politikanët.
Ai tha se këtë reformë po e bëjnë ndërkombëtarët dhe i gjithë investimi është i tyre. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post