Gazetari Artan Hoxha iu është rikthyer komenteve të tij në lidhje me nivelin e kriminalitetit në vend, që kanë cënuar ndjeshëm rendin publik, duke u ndalur konkretisht dhe te atentati ndaj Ardian Ccapjas që ndodhi të hënën në Elbasan.
Hoxha theksoi se tashmë po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krimit dhe vendin e tyre po e zënë disa kriminelë të rinj. “Po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krímit dhe vendi i tyre po zihet nga disa të rinj. Fakti që nuk është mundur që këto grupe të asgjësohen do të thotë se ata kanë lidhje shumë të forta”, tha gazetari.
Ndërkohë, në lidhje me atentatin ndaj Çapjas, Hoxha tha se atentati mund të jetë i financuar nga disa grupe, ndërsa shtoi se ekzekutorët nuk kanë lidhje me financuesit.
“Këmbaleci që mban snajperin është gjetur në derë dhe sediljet e pasme janë gjetur të shtrira. Polica ka hasur në problematika. Dyshimi i fortë vazhdon të jetë që atēntati është një kooperim, pra kemi financim dhe organizim, nuk është vetëm një grup i vetëm. Ekzekutorët janë tjetër gjë dhe financuesit janë tjetër gjë. Nga 2016 deri sot ndaj Adjan Çapjas janë bërë tre atentate”, u shpreh ai.
Më tej, gazetari investigativ theksoi se grupe kriminele vijojnë të qëndrojnë në Shqipëri pasi ndihen më të sigurt se jashtë vendit.
“Përsa kohë që ata vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri e ndjejnë veten më të sigurt se jashtë. Kanë nxjerrë eskortë në mes të qytetit të Elbasanit, nuk i ndalon askush. Kam vënë re një tendencë, pasi shqiptarët vërtet kanë pasur sukses në trafik, por nuk janë një kartel. Nuk kemi një mafie të mirëfilltë. Logjika e krímit është me kosto sa më ulët për të pasur një marzh fitimi”, tha më tej Hoxha.
Discussion about this post