Analisti i njohur Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ka folur për ndryshimet e fundit në qeveri pas marrëveshjes Rama-Basha.
Hoxha ka deklaruar se ministrat teknik nuk mund të bëjnë asnjë gjë për një muaj kohë që kanë në dispozicion për të paraqitur projektligjet që duan t’i paraqesin qeverisë.
“Ata do shkarkojnë në vend ata që do luajnë bishtin dhe do përdorin në vend mjetet e shtetit, orët e punës së shtetit dhe influencat e shtetit për fushatë. Ata këtë punë e kanë, do të jenë gardianët e etikës zgjedhore”, deklaroi Hoxha. (D.D/Shuplaka)