16:51 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artan Hoxha publikoi foton e të dyshuarit për zhdukjen e dyfishtë në Sarandë, reagon Prokuroria: Nuk i shërben zbardhjes së ngjarjes dhe as zbulimit të së vërtetës

12:01 | 02/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Hoxha publikoi foton e të dyshuarit për zhdukjen e dyfishtë në Sarandë, reagon Prokuroria: Nuk i shërben zbardhjes së ngjarjes dhe as zbulimit të së vërtetës

Prokuroria e Sarandës ka reaguar në lidhje me zhdukjen e dy personave në Sarandë, tashmë prej më shumë se tre javësh.

Duke iu referuar indirekt publikimit nga gazetari Artan Hoxha të fotos së njërit prej personave të dyshuar për zhdukjen e Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, prokuroria shkruan se veprime të tilla pengojnë zbardhjen e të vërtetës dhe përparimin e hetimeve.

Reagim i Prokurorisë Sarandë

Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Sarandë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Kom.Pol.Sarandë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po kryen me intensitet të lartë veprimet proçeduriale në funksion të procedimit penal nr 169/2023, regjistruar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” parashikuar nga neni 109/3 i Kodit Penal.

Duke vlerësuar se parësore në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese, është ushtrimi i ndjekjes penale dhe zbulimi i autorëve të veprës penale, Prokuroria Sarandë konstaton me shqetësim se informacionet e fundit mediatike të datës 01 maj 2023, nuk i shërbejnë zbulimit të së vërtetës, madje as edhe nuk i ndihmojnë organet ligjzbatuese për zbardhjen sa më shpejt të saj.

Gjithashtu, organi i akuzës vlerëson se nuk është as edhe në interesin publik, publikimi i informacioneve të pa verifikuara dhe që nuk janë shpërndarë ligjërisht nga autoritetet kompetente.

Vlerësojmë se ekspozimi në media apo rrjetet sociale i deduksioneve personale nga cilido që mund të vijë në posedim të informacioneve të ndryshme të marra konfindecialisht nga persona  që e përfitojnë informacionin për shkak të detyrës, jo vetëm që cënon rëndë veprimtarinë hetimore por i vendos edhe personat e ndryshëm të përfshirë ose jo në ngjarjen konkrete në situata jo reale dhe të panevojshme në raport me interesin e familjarëve të viktimave nga vepra penale, në raport me interesin publik por edhe në raport me vetë autoritetet hetimore.

Duke e mirëkuptuar interesin e mediave për informimin e publikut, organi i akuzës kërkon angazhimin e tyre për mosekspozimin e informacionit të paverifikuar dhe të panevojshëm me qëllim që ky interes të mos prevalojë mbi interesin e hetimeve të ngjarjes, por as edhe mbi sigurinë publike.

Fije që lidhen/ Gazetari: Pas rrëmbimit të dyfishtë në Sarandë fshihet i njëjti grup kriminal që ekzekutoi Aleksandër Sadikaj (Foto e njërit prej të dyshuarve)

Pas

‘Kryeministri më i mirë në 100 vite’, Erion Isai i thur lavde Ramës në Kolonjë: Hera e fundit që vij këtu dhe rruga është…

Para

India thyen rekord me numrin e pasagjerëve ajrorë

Para
India thyen rekord me numrin e pasagjerëve ajrorë

India thyen rekord me numrin e pasagjerëve ajrorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli

Takim privat mes Keir Starmer dhe Donald Trump në fund të korrikut, Presidenti i SHBA planifikon vizitë zyrtare në Britani në shtator

Trump: SHBA-të janë mashtruar për dekada në tregti dhe shpenzime ushtarake! Koha që të veprojmë për Amerikën

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Rama vizitë në Gjermani, pritet nga Kryeministri i Bavarisë

Tirana zgjedh trajnerin e ri, ia beson pankinën një beratasi

Aksioni për sigurinë ushqimore, Rama ndan pamjet: Mosfaturimi kërcënon shëndetin e konsumatorëve! Angazhim për sekuestrimin e këtyre mallrave

I akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO shpall fajtor Gazmir Preçin

Lufta në Ukrainë, Kina ‘del’ nga neutraliteti: Nuk e duam humbjen e Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.