11:51 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artan Hoxha ‘zbulon’ arsyen pse u sulmua shtëpia e prindërve të Klodiana Lalës: Nuk na latë fije dyshimi

15:19 | 30/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Hoxha ‘zbulon’ arsyen pse u sulmua shtëpia e prindërve të Klodiana Lalës: Nuk na latë fije dyshimi

Pas ngjarjes së rëndë të sulmit ndaj shtëpisë së prindërve të gazetares Klodiana Lala, ka reaguar dhe gazetari Artan Hoxha.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Hoxha shkruan se nuk ka dyshim që sulmi ka të bëjë me detyrën e Lalës si gazetare.

Sipas tij mesazhi është dhënë i qartë që ‘vija e kuqe’ nuk duhet shkelur. Ai ka treguar dhe porosinë që ka patur për kolegët e tij pak javë më parë.

Hoxha thotë se i kishte këshilluar kolegët që të bëjnë kujdes pasi krimi i organizuar është lidhur me politikën dhe është bërë i fuqishëm.

Sipas Hoxhës Klodiana Lala është kërcënuar shumë herë të tjera personalisht, por ajo nuk është trembur, kjo është dhe arsyeja që ata zgjodhën t’i sulmojnë familjen.

“Pak jave me pare i keshillova koleget e mi publikisht, sidomos ata te terrenit, qe te bejne kujdes. Krimi, ai i rruges, i organizuar, i lidhur me politiken apo me shtetin eshte bere me i fuqishem se kurre. Ka dale jashte kontrollit dhe nuk ia ben syri terr para askujt. U kerkova me keqardhje te raportojne deri aty ku nuk rrezikojne jeten e tyre dhe te familjeve te tyre. Sepse ne kete vend nuk ia vlen te rrezikosh me shume. Nuk kemi nevoje per deshmore ne varreza, kemi boll, na duhen heronj te gjalle. Nuk paskam gabuar, sensoret e mi kane qene te sakte. Thjeshe nuk mendova se mesazhi i koduar do te vinte kaq shpejt, kaq i forte, kaq i drejtperdrejt…”, shkruan ndër të tjera Hoxha.

Postimi i plotë:

Nuk ka asnje dyshim se bresheria e kallashnikovit qe ka terrorizuar dje ne mesnate familjen e koleges Klodiana Lala ka lidhje me detyren e saj si gazetare dhe si reportere e shkelqyer terreni….
Mesazhi eshte i qarte, vija e kuqe nuk duhet shkelur, nga reporteret e terrenit. Per fat te mire babai, nena e semure, vellai, motra dhe dy vajzat e Klodit qe kane qene ne banese kane shpetuar pa deme. Ngjarja me ka shokuar, me ka lene pa fjale dhe me ka tronditur pa mase. Jo thjesht pse ka vene ne shenjester Klodin me te cilen kam punuar prej 15 vitesh, ngjarja do ishte njelloj e rende sikur kedo nga reporteret apo gazetaret ta kishin vene ne objektiv. Nuk kam pike dyshimi se Klodi do te shkurajohet apo do te humbe qofte dhe nje fije nga guximi dhe kurajo qe e karakterizon ne profesionin e saj. Nuk eshte hera e pare qe e kane kercenuar. Perkundrazi, per me shume se nje dekade e gjysem qe punoj me te, jam deshmitare dhe kam qene ne krah te Klodit kur e kane kercenuar me dhjetera dhe me qindra here, me te gjitha format e mundeshme. Pavarsisht presionit te pashembullt Klodi i ka perballuar si asnje femer gazetare qe njoh ne kete vend. Gjithnje ka dale me e forte. Trishtimi dhe tronditja kete radhe qendron ne faktin se ata qe e kane cuar mesazhin e dine kete qe sa po thashe me larte. E dine qe Klodi s’ka frike, se ate personalisht nuk e trembin dhe nuk e bejne dot te hesht. Prandaj kane synuar ta gjunjezojne duke vene ne shenjester familjen e saj. Kam punuar me Klodin qysh kur ishte studente, Ia njoh nje nga nje gjithe familjen, nga prinderit, vellai motrat, bashkeshorti dhe dy vajzat e vogla. Ajo ka nje familje te mbrekullueshme, askush, asnjehere, asnjeri prej familjareve te saj nuk ka patur qofte dhe problemin me te vogel me ndokend. Kjo me trondit me shume. Sapo e mesova ngjarjen ne oret e para te dites, fola me Klodin. E pabesueshme, ishte ne pune ne terren duke pergatitur kroniken e dites. Timbri i zerit te saj nuk kishte asnje grame dridhje, frike apo shenje pasigurie. Ishte shpuze, prush e flake si gjithnje. Klodit nuk ia kam kurre friken, por sot jam me familjen e saj dhe uroj qe ta kalojne me sa me pak tronditje dhe dhimbje ngjarjen e mbremshme. Ajo bresheri kallashnikovi na ka futur te dridhurat te gjitheve, ne dhe familjeve tona. Familjare te Klodit, Ju nuk jeni vetem. Klodi, ti nuk do jesh kurre vetem. Me ty jane gjithe shqiptaret, nga jugu ne veri, nga Alaska deri ne Japoni, cdo nje prej tyre qe do mesoje sot per kete ngjarje.
Pak jave me pare i keshillova koleget e mi publikisht, sidomos ata te terrenit, qe te bejne kujdes. Krimi, ai i rruges, i organizuar, i lidhur me politiken apo me shtetin eshte bere me i fuqishem se kurre. Ka dale jashte kontrollit dhe nuk ia ben syri terr para askujt. U kerkova me keqardhje te raportojne deri aty ku nuk rrezikojne jeten e tyre dhe te familjeve te tyre. Sepse ne kete vend nuk ia vlen te rrezikosh me shume. Nuk kemi nevoje per deshmore ne varreza, kemi boll, na duhen heronj te gjalle. Nuk paskam gabuar, sensoret e mi kane qene te sakte. Thjeshe nuk mendova se mesazhi i koduar do te vinte kaq shpejt, kaq i forte, kaq i drejtperdrejt…
nje bresheri e gjate kallashnikovi mbi familjen e nje reportereje….
Oh c’kob, cfare trishtimi…
Ju kuptuam QARTE zoterinj kriminele. Nuk na late fije dyshimi se me ke kemi te bejme….

(B.H/Faxweb)

Etiketa: artan hoxhaklodiana lalasulmi
Pas

Sulm me armë në banesën e gazetares Lala, Meta: E inkurajoj të vijojë misionin e saj, pa u trembur dhe shantazhuar nga askush

Para

Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 52-vjeçari në Shijak (Detaje)

Para
Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 52-vjeçari në Shijak (Detaje)

Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 52-vjeçari në Shijak (Detaje)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtyhet në GJKKO seanca për Gërdecin, shkak mungesa e ish-ministrit Mediu! Seanca e radhës më 18 qershor

Një ndalim për vjedhje dhe disa procedime penale për kanosje, shqetësime dhe shkelje të tjera në Shkodër

DVP Fier:Një i arrestuar për dhunë në familje dhe disa të proceduar për konflikte dhe shkelje të qarkullimit rrugor

Dy të arrestuar në flagrancë dhe një rast denoncimi për largim nga banesa në Durrës

Kosovë, kriza vazhdon/ Dështon konstituimi i Kuvendit për herë të 31-të

Hetuesit kontrollojnë vendin e rrëzimit të avionit Air India, dyshimet e para për shkakun

Ursula von der Leyen kërkon përmbajtje dhe zgjidhje diplomatike për krizën në Lindjen e Mesme

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun Benet Beci për shkelje në tendera publikë

Finalizohet operacioni “Skeda”, arrestohet 40-vjeçari që vodhi në spital dhe në një dyqan elektronik

“Jemi në prag të shfarosjes”, shefja e CIA-s: Ja kur Rusia mund të përdorë armët atomike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.