Aktori Artan Imami, si dhe regjisor i shfaqjes “Mashtrimi”, i ftuar në “Natë me Xhaxhiun” për të folur mbi këtë shfaqje teatrale, ku u shpreh se sekreti qendron se dedektivi i vërtetë i kësaj shfaqje është publiku.
“Sekreti i suksesit të kësaj shfaqje është se publiku. është dedektivi i vërtetë i shfaqjes. Është një shfaqje klasike. Është një shfaqje avangardiste.”- u shpreh ai.
Në rolin e të dashurit, aktori Indrit Çobani tregon se e veçanta e kësaj komedie thriller është ndërthurja mes intrigave dhe batutave, që e përfshin publikun duke e vendosur edhe në rolin e investiguesit.
Vepra e autorit Antony Shaffer rivjen në skenën e teatrit ArTurbina këtë fundjavë në orën 19:00.
“Vjen këtë javë në ArTurbina, salla 150, “Mashtrimi” nga autori Antony Shaffer. Interpretojnë aktorët: Artan Imami, Indrit Çobani. Regjisor Artan Imami. Ju mirëpresim në në datat 1-2-3 Shkurt ora 19:00. “Mashtrimi”(Sleuth) është vendosur në skenë më 12 Shkurt 1970, në teatrin St.Martin dhe pasi mori çmimin si vepra më e mirë e vitit u shfaq vazhdimisht në skenat britanike për tetë vjetë radhazi. Në vitin 2007 “Mashtrimi” (Sleuth) u përshtat për një tjetër version filmik, me regjisor Kenneth Branagh dhe me aktorët Jude Laë dhe Michael Cane, i cili u nominua për çmimin Oskar.”