16:40 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Karrigia e nxehtë e Kadastrës së Vlorës, ku ndërrohen drejtuesit si ”mbreti gratë”/ Flet për herë të parë Artan Lame: Shumë shpejt…

14:48 | 19/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Karrigia e nxehtë e Kadastrës së Vlorës, ku ndërrohen drejtuesit si ”mbreti gratë”/ Flet për herë të parë Artan Lame: Shumë shpejt…

Kreu i Agjensisë së Kadastrës Artan Lame ka qenë sot në Vlorë, ku ka folur lidhur me regjistrimin e pronave në bregdet, si dhe me situatën në Kadastrën e Vlorës, ku në pak muaj janë shkaktuar rreth 10 drejtues. Lame është shprehur në këtë institucion mund të ketë sërish lëvizje, ama procesi i legalizimit të pronave do të përfundojë.

”Njerëzit para kamerave janë të axhituar, pas kamerave më thonë “më fal” dhe na japin besim. Në Vlorë lëvizje do ketë sërish. Ka 30 vite që shteti nuk ka mundur ta zgjidh problemin e pronave. Por këtë herë do të përfundojë”, u shpreh i bindur Lame.

”Kadastra e Vlorës është një nga institucionet më problematike në vend. Problematik ka që nga krijimi i ZVRP e deri sot. Për 25 vjet janë tallur me njerëzit. Për këtë arsye rregjistrimi i pronave i është hequr kadastrës së Vlorës dhe po kryhet nga ekipe të Tiranës. Nga Kadastra e Vlorës do dëgjoni sërish lajme së shpejti”, tha më tej Lame, por pa specifikuar se cilat do të ishin këto zhvillime.

Kadastra e Vlorës është shndërruar prej kohësh në një institucion që nuk po i gjendet i zoti, pasi vijon të prodhojë lajme për çështje javësh në ndryshimin e emrave që e drejtojnë. Vetëm pas 15 ditësh në detyrë, është dorëhequr drejtori i shtatë i Kadastrës së Vlorës, Jurgen Pilkati i cili u emërua në këtë detyrë në datën 2 qershor.

Drejtori i radhës qëndroi në detyrë vetëm 15 ditë ndërsa nuk janë bërë të ditura arsyet e largimit. Pilkati, u komandua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Viola Himës, e cila qëndroi si kryeregjistrues vetëm 4 ditë. Edhe pse qëndroi më gjatë se Hima, ai nuk ka firmosur asnjë dokument si kreu i Kadastrës. Himaj ishte drejtori e radhës e këtij institucioni që kishte marrë përsipër të rregullonte konfliktin e pronave në këtë zonë, të cilat dyshohet se janë shkak për largimet dhe dorëheqjet e njëpasnjëshme.

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Jurgen Pilkati larguar pas 15 ditësh në detyrë pa firmosur asnjë dokument, Viola Hima, jep dorëheqjen. Bilbil Aliaj (shkurt 2020-maj 2020) Taulant Canameti (Nentor 2019-shkurt 2020) Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj) Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë) Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj) Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj) Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj) Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj). Pas gjithë kësaj, shteti bën rolin e telshikuesit. Kur do të përfundojë telenovela?

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Artan LameKADASTRA E VLORES
Pas

Gomarlliqet e pyetjes të 11 të testit të maturës shtetërore në gjuhë dhe letërsi! A e di Ministria e Arsimit se Shqipëria nuk rrethohet nga…

Para

Ishin në várrimin e hallës, pse ISHP insistoi t’u bënte testin vëllezërve Budina

Para
Ishin në várrimin e hallës, pse ISHP insistoi t’u bënte testin vëllezërve Budina

Ishin në várrimin e hallës, pse ISHP insistoi t’u bënte testin vëllezërve Budina

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fishekzjarrë në një festival veror në Japoni, anijet përfshihen nga flakët

BE-ja pezullon tarifat doganore hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

Po trafikonte 5 të mitur egjiptianë drejt vendeve të BE-së, 23-vjeçari braktis mjetin në Fushë-Krujë dhe arratiset! Nën akuzë 2 bashkëpunëtorët

Shiti 2 herë të njëjtin apartament, arrestohet noterja e shpallur në kërkim. Prokurori e liron, hetim në gjendje të lirë

Trump kërcënon përsëri/ Tarifa doganore prej 35% për BE-në nëse nuk investojnë në SHBA siç kanë premtuar! Deri në 250% për produktet farmaceutike

BIRN: Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Rama promovon atraksionet kulturore të Dropullit: Udhëtime që të rrëmbejnë (FOTOT)

BE kundër planit të Netanjahut për pushtimit e Gazës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze në Shqipëri, z. Huang Xuehu

Putin dyshon në fuqinë e ultimatumit të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.