Pas dorëheqjes së Ibrahim Morinës, Artan Lame rikthehet sërisht në krye të ALUIZNI-t. Kujtojmë se Lame u shkarkua nga detyra pas marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit dhe u zëvendësua me Ibrahim Morinën.
Mirëpo ky i fundit dha dorëheqjen vetëm para një jave, kështu që Artan Lame është rikthyer sërisht në detyrën ku ka qëndruar për vetëm 44 ditë. Madje sot ka qenë dita e parë e punës për të.
Lame u propozua për herë të parë si drejtor i ALUZNI-t në shtator të vitit 2013-ës. (D.D/Shuplaka)