Eksperti ligjor Artan Manushaqe është shprehur për “Fax News” se ndërtimi i inceneratorit në Fier do të dëmtojë aty tokën bujqësore dhe gjithë zonën përreth. Sipas tij vendi ynë nuk ka nevojë për inceneratorë.
“U krijua një përplasje mes policisë dhe banorëve. Nuk janë bërë konsultime me qytetarët. Qytetarëve nuk iu është bërë një padrejtësi, ata as nuk janë lajmëruar. Inceneratori që do të ndërtohet shkatërron edhe tokat dhe mjedisin aty. Kjo do të dëmtojë edhe tokën bujqësore, kjo tokë duhet të përdoret për bujqësi dhe kjo vend për plehrat.
Ndërtimi i inceneratorit do të thotë largimi nga toka, ndotja e ajërit, e bimëve aty, ndotet plotësisht ajo zonë. Nuk blihet as më bulmeti i asaj zone. Banka Botërore nuk jep kredi për aktivitete të tilla. Shqipëria nuk ka nevojë për inceneratorë. Zona e Zhrrëz në Vërri është shumë dobët si zonë. Deputetët e majtë nuk janë pranë banorëve në këtë situatë”, u shpreh Artan Manushaqe. (J.V/Faxweb)