Është ndarë nga jeta në moshën 72 vjeçare këngëtari shqiptar Nijazi Bytyqi. Lajmin e vdekjes e dha i biri i tij, Elvis Bytyqi nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Me pikëllim lajmërojmë të afërmit dhe shokët tanë, se sot me datë 03.03.2018. ndërroi jetë babi ynë
NIJAZI BYTYQI!
Varrimi do të bëhet nesër (04.03.2018)në ora 12:00, me Drekë.”- ka shkruar i biri.
Bytyqi u shqua si një ndër këngëtarët më të mirë të kohës së tij dhe është dalluar për interpretimin e shkëlqyer të këngëve qytetare.
Flutura’, ‘Venera’, ‘Lojë e dashuri’ ishin disa nga krijimet më të mira të tij.
(B.H/Faxweb)