Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare shkrimtari i njohur izraelit, Amos Oz.
Ai u shua gjatë ditës së sotme pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk arriti dot ta rikuperonte.
Amos Oz ka shkruar 18 libra në gjuhën hebreite dhe afër 450 ese dhe artikuj.
Veprat e tij janë të përkthyera në më shumë se tridhjetë gjuhë të botës.
Ai është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare ndër vite.
Oz përveç romaneve boton rregullisht edhe ese për politikë, letërsi dhe paqë.
Ai është njëri ndër shkrimtarët ku puna e tij është temë e studimive të ndryshme
Gjatë viteve të fundit mendohet se është njëri ndër kanditatët më serioz për çmimin Nobël për Letërsi. Në vitin 1998 Oz ka fituar çmimin më prestigjioz për letërsi në Izrael.
Në veprat e tij Amos Oz i krijon protagonistët me pasqyrë reale, me pak dozë të ironisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)