Është ndarë nga jeta një nga parodistët e Vlorës, aktori i njohur i humorit, Muhamet Liko. Aktori 65-vjeçar mësohet se ndodhej në Itali nga ku po kryente edhe kontrolle mjekësore.
Muhamet Liko i njohur ndryshe edhe si Meti i parodisë, prej pak vitesh vuante nga një shqetësim në zemër. Ndërsa i ishte nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Liko prej disa ditësh gjendej në Itali për kurim, ndërkohë para pak minutash familja ka ndarë lajmin se ka ndërruar jetë.
Muhamet Liko numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41 vjeëar. Lika mban shumë tituj dhe ëmime ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Lika është baba i dy fëmijëve. Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare ndërsa familja humbi njeriun e jetës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)