23:55 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Artikull shkencor i kopjuar pothuajse plotësisht”, Taulant Muka publikon plagjiaturën e rektores

10:16 | 17/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Artikull shkencor i kopjuar pothuajse plotësisht”, Taulant Muka publikon plagjiaturën e rektores

Studiesi Taulant Muka në vazhdën e denoncimeve të tij për cilësinë e studimeve të publikuara nga universitete dhe pedagogët ka denoncuar së fundmi një artikull shkencor 100% plagjiturë të publikuar nga rektorët dhe kancelari i Universitetit të Durrësit.

Sipas Mukës artikulli shkencor me titull “Social and cultural dimension of the transformation of higher education in Albania”, i publikuar ne revisten “European Scientific Journal”, vellimi 10, mars, 2011, me autore KSEANELA SOTIROFSKI (ne ate kohe Dekane e Fakultetit te Studimeve Profesionale, sot Rektoreshe e Universitetit te Durresit “Aleksander Moisiu”), MIT’HAT MEMA (ne ate kohe Rektor i Universitetit Universitetit te Durresit “Aleksander Moisiu”) dhe ULPIAN HOTI (ne ate kohe Kancelar i Universitetit te Durresit “Aleksander Moisiu”), është pothuajse 100% plagjiaturë.

“Duhet vene ne dukje se autoret shqiptare nuk e kane cituar artikullin e shkruar nga studiuesi i huaj (nuk kane pasur nevoje, sepse, pothuajse krejtesisht, eshte kopje e tij), as nuk e kane vendosur te “literatura” e konsultuar. Pra, sikur te mos e kishin lexuar fare si artikull.”- shkruan Muka.

Postimi i plotë
Miremengjes me Rektoret dhe Kancelarin e Universitetit te Durresit, pothuajse 100% artikull shkencor plagjiature.
VLADIMIR KOLA (zbulimi, krahasimi dhe analiza e tekstit) dhe TAULANT MUKA (verifikimi para publikimit dhe denoncimi publik), ju komunikojme plagjiaturen e artikullit shkencor:
“Social and cultural dimension of the transformation of higher education in Albania”, i publikuar ne revisten “European Scientific Journal”, vellimi 10, mars, 2011, me autore KSEANELA SOTIROFSKI (ne ate kohe Dekane e Fakultetit te Studimeve Profesionale, sot Rektoreshe e Universitetit te Durresit “Aleksander Moisiu”), MIT’HAT MEMA (ne ate kohe Rektor i Universitetit Universitetit te Durresit “Aleksander Moisiu”) dhe ULPIAN HOTI (ne ate kohe Kancelar i Universitetit te Durresit “Aleksander Moisiu”).
Artikulli shkencor “Social and cultural dimension of the transformation of higher education in Albania”, gjendet ne internet ne kete adrese:
https://eujournal.org/index.php/esj/article/view/4725/4513
Artikulli ne fjale, eshte kopjuar pothuajse teresisht nga artikulli shkencor “Social and Cultural Dimensions of the Transformation of Higher Education in Central and Eastern Europe”, i publikuar ne revisten “Higher Education in Europe”, vellimi XXVI, numri 3, 2001, me autor MAREK KËIEK, i cili gjendet ne internet ne kete adrese:

http://unesco.amu.edu.pl/pdf/Kwiek2.pdf

Siç mund ta vini re, edhe titulli i artikullit te vitit 2011, edhe pse i gjate si titull, eshte i njejte me ate te vitit 2001. Thjesht, ne artukillin e vitit 2011, fjalet “Central and Eastern Europe” jane zevendesuar me fjalen “Albania” dhe fjala “demensions” gjendet ne njejes “demesion”.
Duhet vene ne dukje se autoret shqiptare nuk e kane cituar artikullin e shkruar nga studiuesi i huaj (nuk kane pasur nevoje, sepse, pothuajse krejtesisht, eshte kopje e tij), as nuk e kane vendosur te “literatura” e konsultuar. Pra, sikur te mos e kishin lexuar fare si artikull.
Siç po thoshim me siper, artikulli i vitit 2011 eshte kopjuar pothuajse teresisht nga artikulli i vitit 2001. Qe te jemi me konkrete, teksti i artikullit te vitit 2011 eshte kopjuar ne teresine tij, me perjashtim te nje pjese te “ABSTRACT”. Gjithashtu, duke qene se artikulli i vitit 2001 eshte pak me i gjate, ca rreshta te tij nuk gjenden ne artikullin e vitit 2011 te kopjuar prej studiuesve shqiptare.
Edhe per sa i perket struktures se artikullit te vitit 2011, edhe ajo eshte kopjuar nga struktura e artikullit te vitit 2001 (thjesht te sktruktura e artikullit te vitit 2011 gjendet ne fillim fjala “ABSTRACT”, e cila nuk gjendet ne artikullin e vitit 2001):
“INTRODUCTION
NEË FORCES VERSUS OLD FORCES
THE GLOBAL CONTEXT
REFORMULATION OF THE EDUCATIONAL ROLE OF THE ËELFARE STATE
PUBLIC HIGHER EDUCATION UNDER SCRUTINY
FAILURE OF HIGHER EDUCATION REFORMS
CONCLUSION
REFERENCES”.
Mo poshte po vendosim krahasimin e teksteve:

 

Etiketa: plagjiature
Pas

Shkarkohet Bashkim Dedja, Gjykata Kushtetuese mbetet dhe pa kryetar

Para

FOTO/ Protesta masive e studentëve, Rama blindon kryeministrinë

Para
Kush i formuloi 8 kërkesat e studentëve?

FOTO/ Protesta masive e studentëve, Rama blindon kryeministrinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.