03:56 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artistët i përgjigjen Soreca-s: Jashtë kompetencave tuaja, je rreshtuar me Edi Ramën dhe Shkëlqim Fushën

19:10 | 29/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artistët i përgjigjen Soreca-s: Jashtë kompetencave tuaja, je rreshtuar me Edi Ramën dhe Shkëlqim Fushën

Aleanca për Mbrojtjen e Teatri I është përgjigjur deklaratës së ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca ku u shpreh se çështja e Teatrit Kombëtar është politizuar ndjeshëm.

Në reagimin e saj Aleanca shprehet se Teatrit e konsideron të pajustifikuar, të panevojshme dhe të dëmshme deklaratën e sotme të Ambasadorit të BE-së, ndërkohë shton se nënkupton mbështetje për një procedurë të paligjshme dhe korruptive për rrëmbimin nga ndërtues privatë të një trualli publik në një nga zonat më të lakmuar të Shqipërisë.

Më tej në këtë reagim shkruhet se këto deklarata bien ndesh me statusin e tij diplomatik.

“Do kishte qenë gjithashtu shenjë e përunjësisë dhe përgjegjësisë së Ambasadorit ndaj shqiptarëve që ai të përpiqej të kufizonte sa të mundej pushtetin arbitrar që ka fituar Kryeministri, si pasojë e paralizimit të sistemit gjyqësor”, shkruhet në reagimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Sipas saj, fatkeqësisht, Ambasadori ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Edi Ramës e Shkëlqim Fushës, dhe kundër artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tiranës dhe Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Pozicioni i Aleancës në lidhje me deklaratat e sotme të Ambasdorit të BE-së, Luigi Soreca. Më poshtë tekstet në shqip e anglisht.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e konsideron të pajustifikuar, të panevojshme dhe të dëmshme deklaratën e sotme të Ambasadorit të BE-së, z. Luigi Soreca. Deklarata nënkupton mbështetje për një procedurë të paligjshme dhe korruptive për rrëmbimin nga ndërtues privatë të një trualli publik në një nga zonat më të lakmuar të Shqipërisë.

Fatkeqësisht, Ambasadori Soreca është përpjekur t’i japë legjitimitet një tenderi fiktiv, me fitues të paracaktuar, për një zhvillim privat që do të financohet nga para me origjinë të dyshimtë. Pohimet e Ambasadorit Soreca janë jashtë kompetencës së tij dhe përtej statusit të tij diplomatik. Por mbi të gjitha, ato bien ndesh me interesin publik, shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë, për fuqizimin e të cilave taksapaguesit evropianë kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë qindra milionë euro.

“Ligji special” i teatrit shkel Konventën Aarhus për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendim-marrjen; shkel parimet kushtetuese të autonomisë lokale dhe të barazisë para ligjit; si dhe ligjet e prokurimit publik dhe të konkurrencës. Ligji është apeluar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti, por mungesa e saj i ka dhënë pushtet absolut qeverisë të miratojë dhe zbatojë ligje antikushtetuese pa asnjë kontroll apo kufizim institucional.

Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë kanë luajtur rol kryesor në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndaj do të ishte e pritshme nga Ambasadori Soreca t’i bënte, sot, thirrje qeverisë që të ndalonte zbatimin e projektit të Teatrit deri në shqyrtimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Do kishte qenë gjithashtu shenjë e përunjësisë dhe përgjegjësisë së Ambasadorit ndaj shqiptarëve që ai të përpiqej të kufizonte sa të mundej pushtetin arbitrar që ka fituar Kryeministri, si pasojë e paralizimit të sistemit gjyqësor.

Reforma në Drejtësi ishte e domosdoshme dhe me qëllimet e duhura, por për shkak të keqplanifikimit dhe keqzbatimit të saj ne ndeshemi sot më rrënimin thuajse total të sistemit gjyqësor, e cila ka krijuar edhe çështje si ajo e Teatrit Kombëtar.

Fatkeqësisht, Ambasadori ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Edi Ramës e Shkëlqim Fushës, dhe kundër artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tiranës dhe Shqipërisë.

Na mbetet të urojmë që ky rreshtim i tillë të mos jetë asgjë tjetër veç një gjykim i dobët i Ambasadorit, dhe i bëjmë thirrje atij që të rimendojë pozicionin bazuar vetëm në fakte dhe në vlerat demokratike që ai duhet të përfaqësojë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: artistet i pergjigjen sorecasluigi sorecateatri kombetar
Pas

Përgjaket burgu/ Përleshen bandat rivale, shkaktohen të paktën 50 viktima

Para

VIDEO/ Kaos në autostradë, qytetari ‘niset’ në këmbë për Tiranë

Para
VIDEO/ Kaos në autostradë, qytetari ‘niset’ në këmbë për Tiranë

VIDEO/ Kaos në autostradë, qytetari ‘niset’ në këmbë për Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.