Pak minuta pas protestës jashtë ambjenteve të Teatrit Kombëtar, ndryshe nga herët e tjera, këtë mbrëmje artistët kanë vendosur të mbajnë një shfaqe kundër shembjes së kësaj godine.
Shfaqa protestë, e cila po zhvillohet në këto momente në skenën e Teatrit Kombëtar, është një monodramë e aktorit të mirënjohur Mehdi Malkaj.
Monodrama e titulluar ‘Marr Guximin’ shënon rihapjen e Teatrit Kombëtar pas rimarrëjes së sallës së shfaqeve nga qytetarët e aktivistët e Aleancës për TK.
Shfaqja e aktorit të madh e ka ngazëllyer së tepërmi publikun, të cilët përballë batutave, notave të humorit dhe sarkazmës kanë shpërthyer në ovacione dhe duartrokitje. Ndaj performancës së tij, salla e mbushur plotë me spektator ka shpërthyer në brohorima “Teatri! Teatri! Teatri!”.
Në videon e mëposhtëme mund të ndiqni shfaqen e mrekullueshme të aktorit Mehdi Malkaj:
Discussion about this post