Një tjetër shkarkim vjen nga Radio Televizionin Shqiptar. David Tukiçi, drejtori artistik i Orkestrës Simfonike të RTSH është i shkarkuari i radhës. Tukiçi kishte marrë drejtimin e kësaj orkestre në tetor të vitit 2010 ndërsa kishte nisur punë në RTSH që në vitin 1983, por vetëm katër vjet para se të arrinte moshën e pensionit, shkarkohet, në valën e riorganizimit që po i bëhet institucionit.
Më parë janë shkarkuar edhe kompozitorë të tjerë të njohur si Saraçi, Kaçinari apo Zhulali.
Vëllai i tij, Genci, gjithashtu muzikant, pianist me famë ndërkombëtare, ka shkruar sot një status indinjate.
Të pushosh nga puna një artist dhe profesionist që është rritur në atë institucion katër vjet para pensionit, është, më e mira, e pashpjegueshme sipas tij.
POSTIMI:
“Te dashtun miq
Do te doja te ndaj me ju indinjaten lidhur me vendimin e Drejtorise se pergjithshme te Radio Televizionit Shqiptar per pushimin nga puna, pa asnje motiv, te vellait tim David Tukiçi.
Dua tju shkruaj me realizem dhe sinqeritet per Davidin, jo si vellai im, por per Davidin si nje muzikant me shume vlera, si figure artistike e Kombit Shqiptar, duke ruajtur edukaten dhe modestine qe prinderit tane na kane mesuar.
Ne rastin me te mire, vendimi i drejtorise se RTSH, me duket i pashpjegueshem dhe ne rastin me te keq, do ta konsideroja amatoresk, dashakeq, pse jo …edhe injorant….
Davidi punon ne RTSH qe nga viti 1983 , duke kontribuar me punen e tij krijuese ne te gjitha zhanret ….ka kompozuar opera, simfoni dhe shume vepra vokale dhe instrumentale, te interpretuara ne Shqiperi dhe neper bote…12 vjeç, fitues si kengetar i çmimit te pare i festivalit te RTSH dhe me pas si kompozitor me kenget “Mire se vjen dit’ e ré” , Sagapo te dua” etj…mbas disa vitesh ne Itali, ku me dekret te Presidentit te Italise i akordohet Qytetaria e Nderit (me motivacion ,per kontributin qe Davidi ka dhene me krijimtarine e tij, per rrezatimin e kultures dhe muzikes neper bote..) ai rikthehet ne Shqiperi, ne RTSH, ku ai ka vazhduar te punoje i palodhur… po, i palodhur, kte gja te gjithe e dine…qe nga polici i radios deri tek muzikantet…modest dhe i ndershem…motoja e tij, pasioni per punen, krijimtarija muzikore, respekti per te tjeret……i diplomuar ne Paris ne nje nga shkollat me te mira ne planet…ai nuk i njeh fjalet “i paarritshmi “, “gjiganti”…qe rendom iu akordohen shume muzikanteve ne Shqiperi…
Davidi, qe njeh shkelqyshem zanatin e tij, me CV-ne qe ka, do te punesohej nga çdo institucion artistik kudo ne bote, 4 vjet para se ai te mbushe moshen e pensionit, pushohet nga puna nga Drejtoria e RTSH, intitucion ku ai eshte rritur, ka kontribuar dhe ….pushuar!!! Davidi, me zotnillekun e tij nuk do te me lejonte te shkruaj keto rreshta …por une mendoj qe rasti i Davidit duhet te sherbeje si shembull ne peizazhin e kultures dhe muzikes shqiptare ku siç thojne ne Shkoder, mos te kete ma loje rrenash…
Te dashtun miq….kerkoj nga ju jo vetem mbeshtetjen morale por edhe reale, qe Davidi te mund te punoje ne zanatin e tij…do te shihni se ai, kudo qe punon, nderon veten dhe te tjeret…”
Kkomentet kanë qenë të shumta. Sigurisht askush nuk e priste që mund të pushohej nga puna një artist me të tilla vlera dhe kontribut si David Tukiçi, të cilin çdo institucion do ishte i avantazhuar ta kishte.
(M.D/ Shuplaka)