Saimir Strati, artisti shqiptar me famë botërore për krjimin e mozaikëve modernë, po punon veprën e tij të radhës për tu certifikuar për të 11-tën herë në librin “Guinness”. Me ftesë të Massimo Falcinellit, Presidenti Priori Serventi 2018 në Assisi të Italisë, Strati po realizon një vepër artistike e punuar vetëm me gozhdë që do të prezantohet në 18 janar në Itali, me rastin e festës së Shën Antonio Abatit.
Në një intervistë eksluzive me gazetaren Elitiona Doko, realizuar në Itali, Saimir Strati ka thënë se i është dashur rreth 1 muaj e gjysëm punë intensive për realizimin e veprës monumentale në nder të figurës së Shën Antonio Abatit. Strati shprehet tepër enuziast për vlerësimet që po i bëhen punimeve të tij, duke theksuar se të tilla vlerësime i rrisin vlerat emrit të Shqipërisë në rang ndërkomëbëtar. Saimir Stratin e gjetëm duke punuar në studion e tij në qendër të Assisit në Itali, mbi veprën e tij monumentale të punuar tërësisht me gozhdë. Në qendër të kësaj vepre është figura e shënjtorit Shën Antonio Abati, dhe ka një sipërfaqe prej 26 m2, e vendosur mbi një strukturë mbështetëse prej rreth 1000 kg, për ndërtimin e të cilës janë dashur plotë 2 milionë gozhdë të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme, për tju përshtatur portretit. Pas përfundimit, në 18 janar vepra “murale” do të shërbejë si shenjë dalluese ndaj shenjtorit të engjëjve në Assisi të Italisë. Ndërsa për arstistin shqiptar, Saimir Strati, do të jepet çertifikata e “Guinness ëorld Record” nga Guinness ëorld Record Ltd.
INTERVISTA:
Gazetarja: Saimir Strati, një shqiptar që na bën në mbarë botën krenar, 10 herë është futur me punimet e tij në “GUINNESS” dhe ky është punimi i 11-të. Me shumë kuriozitet dhe dëshirë e kemi takuar në qytetin e Assisit në Itali, jemi ndalur për ta vizituar në ambientet ku ai po kryen këtë vepër muzeale moderne si dhe për të marrë infromacion nga ai vetë mbi atë se çfarë ai po punon për të thyer rekordine tij të radhës.
Saimir Strati: Jam në Itali aktualisht, i ftuar nga Priori Sorventi për të realizuar portretin e Sant Antonios. Ishte një ftesë shumë këmbëngulëse dhe si teknikë zgjodhëm gozhdën të cilën e kam përdorur për rekordin tim të parë, por interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm, ku sigurisht që rekordet “Guinness” përbëjnë një çudi në vetvete. Por, duke qenë 10 herë rekordmen dhe duke realizuar një teknikë shumë të veçantë, e kam për krenari dhe për kënaqësi që ta them që këtu i kam lënë të gjithë të çuditur dhe kjo është një kënaqësi.
Gazetarja: Si ndihesh që ta përfqësosh emrin e Shqipërisë në rang ndërkombëtar? Si ndihet një shqiptar kur merr të tilla përmasa me të tillë punë, që e nxjerr emrin e vendit me tone shumë poztive?
Saimir Strati: Vërtetë ! Është një kënaqësi shumë e madhe. Unë mbaj titullin e artë “Ambasador i Kombit” dhe mendoj që deri tani e kam justifikuar. Mendoj që ndonjëri nga ne e ka një mundësi për ta bërë vendin e tij krenar! Unë kam gjetur këtë mënyrë. Sigurisht që si unë ka shumë shqiptarë dhe do doja që thjesht të guxonin sepse vetëdiskriminimi na bën keq, kështu që gjithë ato energji dhe mundësi që ne kemi, duhet thjesht ti tregojmë sepse nëse do të frenohemi bota duket shumë e madhe, por nëse do të tregojmë me sinqeritet dhe punë, bota duket shumë e vogël, dhe jemi më të pranuar me vlerat që kemi!
Gazetarja: Një urim për të gjithë shqiptarët, mqs jemi në fillim të ketij viti.
Saimir Strati: Do tu uroja gjithë shqiptarëve një vit të mbarë dhe suksese dhe gjithë të mirat në shtëpitë e tyre!
PROFIL
Saimir Strati është kryesisht një artist që punon në mozaikë, duke përdorur materiale duke përfshirë gozhda, tapa, gurë qelqi nga deti, lëvore të vezëve, kompakt disqe, kafe, fasule, porcelan dhe pasqyrë, mes materialeve të tjera. Larmia e subjektit të artistit, materiale dhe teknika e dallojnë Saimir Stratin si të qënit tradicional dhe bashkëkohor me qasjen e tij në ringjalljen teknikës së vjetër dhe profesionalizmin në antikitet dhe përzierja e materialeve të përditshme/industriale. Në vitin 2006, Saimir Strati filloi atë që është bërë një traditë vjetore për arritjet në Guinness ëorld Record. Duke përdorur gozhda industriale, artisti ka ri-krijuar portretin e Leonardo Da Vinci, duke përdorur rreth 400 kilogramë gozhda mbi një sipërfaqe 2x4m. Teknika i ngjan fotografisë digjitale, që secili gozhdë përfaqëson një pixel. Rekord u konfirmua në Tiranë nga Guinness ëorld Record për 4 shtator 2006, si mozaiku më i madhë me gozhdë në botë. Më 26 korrik 2007, artisti filloi ngjitjen e krueseve të dhëmbëve, gjithsej 1.500.000 mbi një sipërfaqe 4x2m, për të krijuar imazhin e një kali. Puna ishte dedikuar për Antonio Gaudi, dhe u konfirmua më 4 shtator 2007, si Mozaiku më i madh në botë me kruese dhëmbësh. Mozaiku më i madh me kruese dhëmbësh ishte 8m2 (86,11 metra katrore) nga Saimir Strati dhe shfaqet në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës Arbnori, Tiranë, Shqipëri, më 4 shtator 2007. Artisti punoi 40 ditë për të arritur këtë rekord.Në qershor 2008, Strati kontaktoi atë që është tani Ekphrasis Studio për të bashkëpunuar dhe për t’i ndihmuar të menaxhoj tentimin për rekordin e tij të tretë. Pas disa javësh të korrespondencës intensive me organizata të ndryshme në Barcelonë që dha pak interes, u vendos që ngjarja të zhvillohej në Tiranë. Më 20 korrik, Ekphrasis Studio rregulloj një marrëveshje me hotel Sheraton në Tiranë dhe më 8 gusht artisti filloi punimin për rekordin e tretë. Mozaiku kishte një temë mesdhetare, dhe përbëhej nga 229.764 tapa mbi një sipërfaqe prej 12.94m x7.10m, ose 91.87m2. Veprimtaria ndodhi gjatë 27 ditëve në Sheraton dhe u shoqërua me një ekspozitë të dy Rekordeve Botërore mëparshme, si dhe shtatë veprave të artit të tjera. Në nëntor 2009, për Ditën e Guinness ëorld Record, Saimir Strati përfundoj mozaikun më të madhë me brusha për ngjyrosje; Mozaiku është bërë nga artisti në të gjithë Shqipërinë, në çdo qytet, dhe ai përfundojë atë në Tiranë. Ai vendosi të bëjë këtë vepër me madhësi gjigante për nder të Michael Jackson, pas vdekjes së tij. Ky ishte Guinness ëorld Record i katërt për të dhe Shqipërinë. Vepra më e madhe me vida përmban 235,500 vida metalike në një vepër arti që përshkruan Homerin në një kartëmonedhë të krijuar në Tiranë, Shqipëri, e zbuluar në festimin e Ditës Botërore të Rekordeve Guinness më 18 nëntor 2010. E gjithë vepra e artit ka një sipërfaqe prej 9.4 m² 101.18 ft²).2011 – One ëorld,One Family,One Coffee. 2012 – The Largest Bean Mosaic. 2014 – Largest drinking straë mosaic. Mozaiku më i madh i pipave për pije, me sipërfaqe prej 30.44 m² (327.65 ft²) është arritur në Fier, Shqipëri, më 26 korrik 2014. 2014 – The largest cork mosaic measures. Mozaiku më i madh me kapëse teli është i përbërë nga 1.5 milion kapëse të veçanta ngjyrë kafeje dhe të bardha dhe arrin sipërfaqe prej 10 m² (107ft² 92 in²). U deshën gati një muaj për të përfunduar, përpara se të zbulohej në Muzeun Kombëtar të Kosovës, Prishtinë, ku do të mbetet përgjithmonë. Ndërsa këtë janar Saimir Strati do të vendosë rekordin e 11 të punimeve të tij ne librin Guinness, duke u bërë kështu përfaqësuesi më i njohur në mbarë botën për punimet e tij “murale”, punimet e artit modern të veprave monumentale./Elitiona Doko
Discussion about this post