Drejtuesi i emisionit “Ajsberg” në ‘Fax News’ Artur Çani thotë se kryeministri Rama e ka obsession Teatrin Kombëtar që nga 98’.
Ai tha se në atë kohë ai dështoj ta rrënojë teatrin dhe kërkon që diçka të tillë ta bëjë tani. Sipas Çanit një tjetër problem është edhe mungesa e Gjykatës Kushtetuese pasi projektligji për teatrin është anti kushtetues pasi përcakton pa konkurencë firmën fituese.
“Tashmë kemi kaluar në stad të ri, i vënë emrin një firme private në një ligj. I heqin kopetencat edhe Këshillit Bashkiak. Duhet të shkojë tek Gjykata Kushtetuese, po ku është Gjykata Kushtetuese? Sot, vetëm një gjyqtar ka të drejtë të hyjë aty. Ramës ia kanë thënë në mënyrë eksplicide, se sistemi i drejtësisë do të jetë i bllokuar.
Rama e ka obsesionin e Teatrin që në 98’ dhe ka dështuar atëherë dhe unë shpresoj që do të dështojë prap, e ka shumicën e votave në Parlament por shpresoj që deputetët e PS-së të tregojnë se nuk janë kope. Kur e filluam herën e parë që ta bënim këtë protestë, edhe atëherë nuk kishte besim por forca e aktorëve bëri që opinioni publik të ngrihej dhe të fitonte. Ata njerëz ndryshuan besimin e deputetëve dhe nuk u fut fare ligji në Parlament, ai thotë do të shembet por mund të shembet Rama para Teatrit, anija e tij po fut ujë nga të gjitha anët”, tha Artur Çani në ‘Fax News’.
Sa i përket aktorëve dhe mundësisë së futjes në grevë nga ana e tyre, Çani u shpreh se po qe se ky projekt-ligj bëhet ligj atëherë aktorët hynë në grevë.
“Po qe se do bëhet ligj aktorët do të futen në grevë. Unë po i referohem Ramës që thotë aktorët që e nisën këtë kanë vdekur, Robert Ndrenika është gjallë, për fatin e keq të Ramës, dje tha fjalët e veta dhe i bëri thirrje Prokurorisë që ta hetojë këtë shoqërinë ‘Fusha’”, u shpreh Çani i cili drejtorin Hervin Çuli dhe ministren Mirela Kumbaro i quajti kukulla në dorë të Ramës.
Megjithatë për më tepër, rreth asaj se çfarë po ndodh me Teatrin Komëtar mund të ndqiqni sonte emisionin “Ajsberg” në ‘Fax News’ në orën 21:00.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)