Ndërsa protesta e opozitës po vijon prej më shumë se 5 orësh dhe ndërkohë përplasjet mes protestuesve dhe policisë ka precipituar në akte të rënda dhune, analisti Artur Zheji ka komentuar nga studio e televizionit Ora të gjithë ngjarjet e deritanishme ku më e rënda ka qenë dhuna dhe arrestimi i sekretarit organizativ Sait Dollapi.
Ai është drejtuar Rudina Hajdarit, deputetja e PD-së e cila refuzoi të dorëzonte mandatin e deputetes.
‘Je një turp, ku je? Po e shikon dhunën ndaj Dollapit…’ është shprehur ndër të tjera Artur Zheji.