Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mëngjesin e sotëm ka mbajtur homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit duke kujtuar kështu 23 vjetorin e vdekjes së tij. Ndërsa ajo që bie në sy është fakti se ai paraqitet i vetëm, për herë të parë pa ish kryeministrin Sali Berisha dhe për më tepër asnjë prej familjarëve të Azem Hajdarit nuk ka qenë i pranishëm në këto homazhe.
Basha ndau në ‘Facebook’ foto nga ky aktivitet, por edhe një mesazh të shkurtër për Hajdarin. Mirëpo veprimi i tij nuk është pritur mirë nga komentuesit të cilët zbrazën ‘mllefin’ e kultivuar që pas vendimit të marrë për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Ata e quajnë tradhëtar, frikacak dhe person që shkatërroi partinë.