18:41 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“As që dua t’ja di për ju”, flet e plagosura nga protesta: Si na ofendoi Edi Rama në spital

13:59 | 23/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“As që dua t’ja di për ju”, flet e plagosura nga protesta: Si na ofendoi Edi Rama në spital

Adelina Shehu, banorë e zonës së Unazës së Re, ka mbetur e plagosur rëndë gjatë protestës së djeshme para parlamentit.

Adelina ka dëmtuar rëndë këmbën dhe po e mban në allçi, ndërkohë që shprehet se është ndier shumë e ofenduar nga kryeministri Edi Rama në spital.

“Kemi ngelur shumë të ofenduar nga kryeministri jonë. Nuk e prisja, ndoshta deri në ato moment po më dhembte trupi, pastaj më dhembi shpirti. Kemi qenë në një dhomë ku ishin të lënduar dhe dy policë dhe në tre protestues. Erdhi dhe ministri i Brendshëm dhe ai as nuk na i hodhi sytë.

Vjen kryeministri dhe drejtohet tek polici. Kishte përballë një zonjë tjetër të lënduar. Dhe ajo i drejtohet: “O kryeministër po si na e bëtë këtë punë kështu?!”

“Ti moj zonjë mos fol fare, se nuk kam ardhur për ty, por kam ardhur për të parë atë vajzën 24-vjeçare, që i keni hequr gishtat e dorës, se është vajzë nënë, si do të vinte sikur të ishte vajza jote dhe të vinte me gishtat e hequr?”

“O kryeministër po dhe unë jam vajzë nënë, nuk më bëri lopa, shikoje këmbën time si jam bërë, pse nuk duhet të më flasësh?!”

“As nuk dua që t’ja di për ju, ju jeni zaptues dhe duhet të zhdukeni një orë e më parë, mos të dukeni më këtu. Ato që kanë letra do të marrin dëmshpërblim, ju do të zhdukeni.”

I thamë po janë fjalët e tua o kryeministër, kur na thatë ti gëzoni këto shtëpi, kur erdhët të na merrnit votat.

“Nuk është e vërtetë tha nuk ua kam thënë këto fjalë.”

Kjo ishte përgjigja e kryeministrit tonë. Dhe kjo na vret më tepër. Nuk na ka vrarë as policia ne, as ne policinë, por na keni vrarë ju si shtet”– shprehet Adelina.

Adelina shprehet se ato u provokuan nga policia dhe protesta degradoi me dhunë.

“Protesta degradoi e dhunshme, u provokua nga policia, na shtynin, na largonin. Kur kemi kaq ditë këtu dhe e nisëm si një protestë paqësore siç ka qenë gjatë këtyre ditëve kur kemi kaq ditë dhe dalim para shtëpive tona. Ku i thërrasim qeveritarët që të vijnë dhe të na dëgjojnë të flasin me ne, të na sqarojnë për të gjithë gjërat që janë këtu. Dhe vendosëm që ti shkojmë kryeministrit pranë Kuvendit që të dëgjonte me mirë zërin tonë dhe të na sqaronte. Ne gratë dhe fëmijët ishim në rradhë të parë. Afrohemi atje dhe në ato moment policia na shtyn me shkelm. Më është thyrë kyçi këmbës sepse më ka shtyre policia. E kam parë vetën timë në spital. Kam hedhur këmbën në allçi dhe kam që dje që nuk lëviz nga vendi.”

Ajo thotë se do të vijojë protestën për të mbrojtur banesën e tyre, pasi ka 20 vite që jeton në atë banesë.

“Unë kam 20 vjet që banjo në këtë banesë. Letra nuk kemi, sepse kemi pritur nga shteti që ti legalizojmë. Shteti më ka marrë taksa, me ka bërë kontrata, kam paguar taksa trualli. Si qenkam e paligjshme unë. Ne jemi në rrugë ça bonus qeraje.“- shprehet ajo.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: adelina shehu
Pas

”Dy efektivë me skafandra po e merrnin zvarrë, e gjuanin në kokë”, biznesmeni rrëfen dhunën ndaj adoleshentit në Astir

Para

U plagos në protestë, Lindita Protoduari tregon kurrizin e nxirë: Më lironi djalin, ndryshe do vetëflijohem!

Para
U plagos në protestë, Lindita Protoduari tregon kurrizin e nxirë: Më lironi djalin, ndryshe do vetëflijohem!

U plagos në protestë, Lindita Protoduari tregon kurrizin e nxirë: Më lironi djalin, ndryshe do vetëflijohem!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trazirat në burgun Xhenovës, dhjetëra të Plagosur dhe qeli të shkatërruara

Rutte: NATO mbështet plotësisht përpjekjet e Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

“Saunders” dhe “Practica”, fituese për modernizimin e rezidencave qeveritare në Velipojë dhe Vlorë

Rusia akuzon Ukrainën për “sulm terrorist”

Zbulohen tre bomba të Luftës së Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë njerëz në Këln

Itali/ Zjarr në Fakultetin e Bujqësisë “Unitus”, në zonën e Riello-s, komandanti i brigadës së zjarrfikësve, Mauro Caprarelli: Zjarri është shuar pothuajse plotësisht, po shuajmë vatrën e fundit

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

Kanadaja propozon masa më të rrepta për emigracionin dhe azilin

Qeveria miraton programin për praktikat e punës të profesionistëve të rinj

Prokurorja Perlinçeviq: Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi Liridonës i kishin dalur 260 mijë euro nga sigurimi jetësor në Suedi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.