Deputeti demokrat Tritan Shehu i është përgjgijur ministrit të Diasporës Pandeli Majko. Pas reagimit së Majkos ku shprehej se Tritan Shehu u tregua i papërgjegjshëm pasi lidhi lëvizjen e lirë për të cilën u shpreh Majko, me ndryshimin e kufijve, në një reagim në ‘Facebook’ deputeti demokrat thotë se Majko kolaudoi deklaratën e tij lidhur me rrëzimin e kufijve Shqipëri-Kosovë.
Madje në lidhje me drejtorin e zyrës për Kossovën Marko Gjuriç, Shehu ka një pyetje: Sa per Gjuric-in qe ma permend, dua ta pyes Z. Majko, pse nuk reagoi ai ose dikush nga Rilindja kur ai person nga Beogradi, duke ja perdorur deklaraten kerkoi te ngrere ne piedestal te patriotizmit shqiptar figuren antikombetare te Enver Hoxhes?!
Postimi i plotë:
Nje pergjigje e shkurter per Z.Majko:
Ai vetem mbas disa ditesh me pergjigjet e kerkon te beje “kolaudimin” e permbajtjes se nje deklarate te tij, ne emer te Kryeministrit (e thote ai vete kete), duke u perpjekur ta “ule” kuptimin e saj ne realitet!
Edhe kaq mire, me mire vone se kurre, me mire pak se hic!
Te shpresojme se dhe te tjeret, qe kane iniciuar deklarata jashte realitetit, mbas ose gjate “festes se birres”, te fillojne t’i ri interpretojne ato…..; ne fakt dicka e tille ka ndodhur dhe po ndodh, por shume ngadale e me oshilacione.
Sa per Gjuric-in qe ma permend, dua ta pyes Z. Majko, pse nuk reagoi ai ose dikush nga Rilindja kur ai person nga Beogradi, duke ja perdorur deklaraten kerkoi te ngrere ne piedestal te patriotizmit shqiptar figuren antikombetare te Enver Hoxhes?!
Per hir te se vertetes dua t’i kujtoj Z.Majko se te gjitha keto shqetesime une i kam publikuar prej ditesh, por pa asnje reagim….
Reagimi i Majkos:
Tritan Shehu ka deklaruar se ideja për ndryshimin e kufijve e hapur së fundmi…”E mori zanafillën në një deklaratë të ministrit Majko… në një ambient të papërshtatshëm duke hedhur një ide të tillë që nga janari kryeministri do rrëzojë kufirin Shqipëri-Kosovë.” (!?) (As serbi Gjuric nuk e rëndoi kaq shumë këtë deklaratë të pathënë)
Të lidhësh dëshirën për lëvizjen e lirë të njerzve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës, me temën ndryshimit të kufijve është papërgjegjshmëri. Kjo temë është dakordësuar midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe u ripohua sërish nga Kryeministri Haradinaj gjatë vizitës së fundit në Vlorë.
“Rrëzimi i kufirit” si term, përdoret në rastet e embargove… Lëvizja e lirë nuk ndryshon kufijtë. Ndryshimi i kufirit nuk është funksional në kohët e reja të procesit të integrimit europian. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të bëjnë dy gjëra të kundërta në të njëjtën kohë. Këto dy shtete nuk mund të “ndahen” për tu integruar. Integrimi europian është një proces ku shqiptarët kanë hyrë pasi aty përfaqësohen edhe interesat e tyre. Kjo i bën ata protagonistë dhe jo frikacakë. Sigurisht.
(B.H/Faxweb)