Ditën e sotme në Kuvend kreu i qeverisë tha se zgjedhja e tij në krye të Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshi, është një nga figurat më të pastra që vendi ka pasur.
Për të ‘vërtetuar’ pastërtinë e figurës së tij, Rama tha se as SHQUPI nuk kishte mundur që t’i siguronte ndonjë video, siç ka ndodhur rëndom kohëve të fundit.
Sipas Ramës Meta ka qenë i vetëm në qëndrimin e tij refuzues ndaj Lleshit, ndërsa shtoi më tej se ishte i bindur që presidenti do ta rimendonte qëndrimin e tij dhe do ta dekretonte ministrin e ri.
“Fakti që në këtë vend ku xhamia futet në thes dhe prifti bëhet me barrë, për gjeneral Sandër Lleshin as vetë SHQUPI nuk krijoi ndonjë film. Shtatë ditë nuk janë pak, unë nuk e kam humbur besimin se presidenti i republikës ende nuk e ka thënë fjalën e fundit për Sandër Lleshin, ashtu siç nuk e kisha humbur besimin as për Helidon Bendon që flitej me burime në Çimka.net”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Po i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i PD-së, përmes nënkryetarit të Grupit Parlamentar Edi Paloka, i cili shprehet se opozita ka bërë akuzën më të rëndë ndaj Lleshit duke e quajtur atë një ushtar të kryeministrit.
“Sot nxorri si “argument” ne mbrojtje te Lleshit mossulmimin e tij nga opozita!!!
Ne fakt ne beme akuzen me te rende per Lleshin e Rames, deklaruam se “gjeneral” Lleshi eshte vetem nje “ushtar Lleshi” i Rames, kokes se krimit ne Shqiperi”, shkruan Paloka në reagimin e tij.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post