As vezën e skuqur nuk paskemi ditur ta bëjmë, kjo është receta e vërtetë

Nëse të gjithë kemi menduar se, të paktën, dimë të gatuajmë një vezë, me siguri do ndihemi keq pasi të lexojmë këtë. Edhe një vezë e skuqur, që mund të të duket gjëja më e thjeshtë, ka disa truke të cilat e bëjnë shijen e saj më të mirë.

Të gjithë ne kemi menduar se me pak vaj dhe e kthyer nga të dyja anët është mënyra e duhur, por sipas Bon Appetit, kjo është një teknikë e gabuar. Cila është mënyra e duhur?

Nëse do të bësh nje vezë të shijshme, duhet të kesh parasysh disa truke:

E para është tigani: duhet të jetë i një madhësie të mesme dhe që nuk ngjit.

Hidh shumë vaj ulliri, në mënyrë që të mbulohet e gjithë sipërfaqja e tiganit.

Pasi të kesh nxehur tiganin dhe vajin, atëherë hidh vezën brenda. Nëse e do pak kërce, hidhi vaj të nxehtë vezës me lugë pa e kthyer. (Ki parasysh që veza ngjit në çdo tigan, nëse ai dhe vaji nuk janë të nxehtë.)

Kujdes: veza nuk duhet kthyer asnjëherë nga ana tjetër.

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit