“Ndalimi i Rammush Haradinajt në Francë nuk ka dimension politik”, kjo përgjigje ka ardhur nga Asambleja e Përgjithshme e Francës, pas letrës që Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin Kosovar Elmi Reçica i ka dërguar kryetares së Komisionit për punë të Jashtme në Asamblenë e Përgjithshme të Francës, Elisabeth Guingou.
Kjo e fundit i është përgjigjur drejtpërdrejt shqetësimit te Reçicës duke siguruar se ndalimi i Haradinajt nuk ka të bëjë me asnjë dimension politik.
Raçica pati shkruar në kërkesën e tij ndaj Guigou se “ishte thellësisht I bindur për pafajësinë dhe pastërtine tij lidhur me rolin e tij në Luftën Antiçlirimtare dhe se mbi këtë baze presim që të korrigjohet ky gabim…”(A.H/SHUPLAKA)
Discussion about this post