Në Asamblenë e Përgjithshme të Gjyqtarëve që mbahet pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, do të zgjidhen këtë të hënë 3 gjyqtarë që do të jenë për 5 vite anëtar të KLGJ-së.
Anëtarëve që iu përfundon mandati në dhjetor janë dy në radhët e Gjykatës së Shkallës së Parë, Marçela Shehu dhe Brikena Ukperaj dhe nga radhët e Apelit largohet Dritan Hallunaj.
Në garë për zëvendësimin e tyre janë 5 gjyqtar, përkatësisht dy nga Gjykatat e Apelit, Emona Muçi dhe Irida Kaçerja dhe 2 nga Shkallët e Para të Juridiksionit të Përgjithshëm, Alma Kodraliu dhe Gentjana Muçaj, ndërsa Markeljan Koça vjen në garë nga Shkalla e Parë Administrative dhe zgjidhet automatikisht për shkak se është kandidaturë e vetme.
Discussion about this post