Një person i asfiksuar është gjetur pasditen e e sotme pranë Muzeumit të Dëshmorëve në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17 e 30 minuta.
Personi i asfiksuar, identiteti i të cilit nuk dihet, është transportuar me urgjencë për në spitalin e Durrësit.
Pas njoftimit të bërë në polici nga një telefonatë, në vendngjarje ka shkuar Urgjenca, e shoqëruar nga një makinë e forcave të rendit dhe forcat ushtarake, që vijojnë patrullimet në këto kohë, në kuadër të masave kundër COVID-19.