“Asgjë nuk është rastësi”, kështu e nis komentin e tij të shkurtër akademiku Artan Fuga.
Një nga mbështetësit më të mëdhenj të kauzës së opozitës duket se pas rezultatit paraprak të zgjedhjeve të sotme është një nga të dorëzuarit e parë.
“Asgjë nuk është rastësi. Sikurse shkruante Spinoza shekuj më parë, njeriu quan rastësi atë që ndodh pa e ditur ai përse. Ata që e dinë, e shpjegojnë me atë që të tjerët nuk e dine”, shkruan akademiku.
Në fakt rezultati i këtyre zgjedhjeve ka qenë një suprizë e vërtetë saqë edhe socialistët më të flaktë nuk do ta kishin menduar këtë përqindje votash.
Mirëpo duhet thënë se pjesëmarrja e ulët e shqiptarëve në votime bëri që pakica të mund të sundojë mbi shumicën.
(E.K/SHUPLAKA)