Avokati Spartak Ngjela me sa duket ka zgjedhur natyrën për ta sfiduar koronavirusin teksa ka dhënë edhe një mesazh për qytetarët.
Ai shkruan përkrah një fotoje të publikuar në rrjetet sociale se asgjë nuk na ndodh ne shqiptarëve nga epidemitë teksa shton se dielli i Adriatikut i ka mbrojtur në histori iIlirët ndërsa në fund e mbyll me një mesazh mjaft të veçantë.
“Asgjë nuk na ndodh ne shqiptarëve nga epidemitë, po presim diellin për 20 ditë: dielli i Adriatikut i ka mbrojtur paq në histori Ilirët, Arbërit dhe Shqiptarët… Priteni diellin me këngë, vals dhe rok nëpër shtëpitë tuaja!”, shkruan Ngjela.