02:54 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Asgjësohen 172 bimë narkotike, nën hetim 3 zyrtarë në Durrës

12:17 | 10/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
930 fidanë bimë narkotike në parcelën me 2450 gropa, arrestohen 3 pjesëtarët e një familje, procedohen kryeplaku dhe drejtori i mjedisit

Ka nisur procedimi penal ndaj 3 zyrtarëve në Durrës, të cilët akuzohen si përgjegjës për sasinë e bimëve narkotike të gjetura dhe asgjësuara në Durrës në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Një kryeplak dhe dy inspektorë të Shërbimit Pyjor janë nën hetim për 172 bimët narkotike në vendin e quajtur degëzimi “Përroi i  Mullirit” dhe në vendin e quajtur “Përroi i Sharrit”.

Detaje të Policisë së Durrësit:

Policia e Durrësit, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast. Gjatë kontrollit të territorit, janë asgjësuar 172 bimë narkotike Cannabis Sattiva dhe ka filluar procedimi penal në ngarkim të 3 personave, një kryeplaku dhe dy inspektorëve të Shërbimit Pyjor.

Të proceduarit:

  • R. M. 61 vjeç, banues në fshatin, Kryeplak i fshatit Shetaj;
  • E. C. 28 vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës;
  • A.Ç. 30 vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës.

Më datë 09.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në fshatin Shetaj, Bashkia Durrës, në vendin e quajtur degëzimi “Përroi i  Mullirit”, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 40 bimë narkotike. Vijon puna për zbulimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujë, në fshatin Mallkuq, në vendin e quajtur “Përroi i Sharrit”, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 132  fidanë kanabisi. Edhe në këtë rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: drogedurres
Pas

Ndeshja Kosovë- Turqi, mësoni se cilat rrugë do të bllokohen dhe ato që do përdoren në qytetin e Shkodrës

Para

Vetëm për 100 Euro, si porositeshin të rejat në Tiranë për të prostituar (PËRGJIMET)

Para
Vetëm për 100 Euro, si porositeshin të rejat në Tiranë për të prostituar (PËRGJIMET)

Vetëm për 100 Euro, si porositeshin të rejat në Tiranë për të prostituar (PËRGJIMET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.