Policia ka asgjësuar 1750 rrënjë kanabis në Tepelenë, konkretisht në fshatin Nivicë. Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetas, Demo Zana 22 vjeç dhe Agim Zana 42 vjeç.
Në vijim të rikontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në vendet e quajtura “Gropa e Batës”, dhe “Kurtes” në fshatin Nivicë, kishte të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sattiva, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor anticannabis “Kurtes”
Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar, nga shërbimet e Policisë u gjetën të kultivuara në tokë të hapur rishtas 1750 bimë Cannabis Sativa.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
- Z, 22 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.
- Z, 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Pro
(B.H/Shuplaka)
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2009622112657483/
Discussion about this post