Policia e Shkodrës ka asgjësuar 56 bimë kanabis sativa ditën e djeshme në fshatin Plan, në vendin e quajtur “Mulliri i Shehut” poshtë qafës “Boshit të Madh, Njësia Administrative Pult.
Nga ana e policisë është shpallur në kërkim 41 vjeçari me iniciale D. K. banues në fshatin Golem, Njësia Administrative Rrethina Shkodër.
Ndërsa, materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. (J.V/Shuplaka)