Policia e Shtetit ka vijuar operacionin policor të koduar “Koordinata” në qarkun Shkodër, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në disa njësi administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 40 621 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Operacioni është zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet vartëse, në bashkëpunim me Prokuroritë përkatëse.
🔹 Në njësitë administrative Shalë, Pult dhe Shosh, u gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë narkotike.
Për këto raste u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”:
-
D. V., kryetar i fshatit Pecaj
-
R. M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë
-
N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj
-
L. M., kryetar i fshatit Nicaj
-
Gj. K., kryetar i fshatit Mollë
-
L. A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura
🔹 Në njësitë administrative Kastrat dhe Shkrel, Policia e Malësisë së Madhe asgjësoi 22 422 bimë narkotike.
Për këto raste u proceduan:
-
P. I., kryetar i fshatit Bzhetë
-
Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj
-
M. Ç., roje pyjesh
-
M. B., kryetar i fshatit Lohë e Sipërme
🔹 Në njësitë administrative Temal dhe Shllak, u gjetën dhe asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara Cannabis Sativa nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës.
Policia njofton se operacioni “Koordinata” do të vijojë pa ndërprerje në të gjithë territorin e qarkut, ndërsa strukturat hetimore janë angazhuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike.
Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të veprimtarive të paligjshme, duke garantuar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm.