Një sasi prej 920 bimësh narkotike u asgjësuan gjatë një operacioni të forcave special RENEA në terrenin e vështirë të Dukagjinit. Aksioni u krye pas evidentimit të tyre nga ajri.
Por për shkak të rrezikshmërisë së terrenit, është dashur ndërhyrja e policisë nga ajri për të shpëtuar forcat RENEA të bllokuara në këtë zonë. Në video shihet se si helikopteri i vjen në ndihmë.
Për të inspektuar nga afër situatën, ishte në Dukagjin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka.
Detaje të Policisë së Shtetit:
Operacion masiv antikanabis në shkallë vendi.
Operacioni për rikontrrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të Cannabisit si dhe të magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Operacioni nga ajri, deti e toka ka nisur prej datës 30.06.2017.
Në operacion forcat Renea, FNSH, Policitë Vendore, Policia Kufitare e Delta Forcë.
Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Forcat Renea asgjësojnë në një terren me rrezikshmëri të lartë në Dukagjin, 920 bimë Cannabis Sattiva.
Bimët u evidentuan nga patrullimi nga ajri i Policisë së Shkodrës.
Bimët të kultivuara në Luginën e Qershisë në Shosh -Dukagjin.
Forcat Renea kanë rrezikuar jetën në një terren super të vështirë .
Me ndihmën e helikopterit u bë e mundur tërheqja e forcave Renea, pas asgjësimit të bimëve narkotike.
Për të ndjekur operacionin ka shkuar në Dukagjin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka.
Çako ka përgëzuar dhe vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e punonjësve të policisë veçanërisht të Reneas, por edhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në tërësi.
Çako ka theksuar se Policia e Shtetit do ta përmbush me sukses këtë prioritet kombëtar të qeverisë për zerimin e fenomenit Cannabis këtë vit.
Operacioni masiv do vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.
(XH.A/SHUPLAKA)