03:19 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ashpërsimi i masave Covid në Itali, mbeten të bllokuar në aeroportin e Prishtinës 100 persona

19:29 | 17/12/2021
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ashpërsimi i masave Covid në Itali, mbeten të bllokuar në aeroportin e Prishtinës 100 persona

Italia nga dje ka ashpërsuar masat kundër Covid-19, përfshirë edhe vendosjen e rregullores së re për hyrje në këtë shtet. Nga këto masa nuk ka shpëtuar as Kosova.

Sot rreth njëqind pasagjerë janë kthyer pas nga Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Express. Nga 16 dhjetori, kosovarët mund të udhëtojnë në Itali vetëm për nevoja urgjente, shëndetësore dhe për studime.

Rreth njëqind pasagjerë janë kthyer mbrapshtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi donin të udhëtonin për në Itali. Një udhëtarët, Ardall Celina, ka thënë për Express, se rreth 100 pasagjerë nuk janë lejuar që të hypin në aeroplanë pa asnjë njoftim paraprak.

Sipas tij, atyre u është thënë në aeroport se nuk mund të hyjnë në aeroplan për shkak se Italia i ka ndryshuar rregullat e hyrjes e që ndërlidhen me masat kundër pandemisë.

“Ne kemi rezervuar për të shkuar në Itali dhe jemi rreth 100 pasagjerë me pasaporta të Kosovës. Nuk janë duke na lënë me hip në aeroplan se po na thonë që kanë ndryshuar diçka rregulloret. Nuk po na e japin asnjë letër për të na informuar e as që sot nuk mundemi me hip në aeroplan. Para dy orësh ‘Ëizzarit’ na bëri thirrje që të vijmë dhe të mos vonohemi për ‘check-in’. Nuk ka asnjë informatë zyrtare”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar edhe nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”. Zëdhënësja Valentina Gara ka thënë se këta pasagjerë nuk janë lejuar që të regjistrohen sot në sportel për shkak të ndalesave të reja të shtetit italian.

“Ne vazhdimisht ju kërkojmë udhëtareve që para se të udhëtojnë t’i referohen rregullave të fundit të shtetit për ku ata udhëtojnë. Udhëtarët të cilët sot nuk janë lejuar të regjistrohen në sportel është për shkak të ndalesave te reja te shtetit Italian te cilat janë edhe te publikuara ne ëeb faqen zyrtare te Ambasadës së Italisë në Kosovë. Prandaj lusim udhëtaret që çdo ankesë të tyre ta dërgojnë në kompaninë ajrore me të cilën kishin planifikuar udhëtimin”, ka thënë ajo.

Sipas rregullave të reja që janë marrë , duke filluar nga data 16 dhjetor deri më 31 janar 2022, hyrja në Itali e personave që kanë kaluar tranzit ose kanë qëndruar në Kosovë (ose në një shtet tjetër të përmendur në listën “E”) në katërmbëdhjetë ditët para hyrjes në Itali, lejohen vetëm për një nga arsyet ose kushtet e mëposhtme: nevoja pune; urgjencë absolute; arsye shëndetësore; arsye studimi; kthim në vendbanim, banesë apo vendqëndrim; hyrje në territorin kombëtar e shtetasve të Shteteve anëtare të Bashkimit evropian, të Shteteve pjesë e marrëveshjes Shengen, të Andorra-s, të Principatës së Monako-s, të Republikës së San Marino-s, të Shtetit të Vatikanit, dhe e familjarëve të tyre (bashkëshort/partner, fëmijë nën moshën 21 vjeç apo në ngarkim, prindër në ngarkim); hyrje në territorin kombëtar e shtetasve të Vendeve të treta të cilët janë të pajisur me leje qëndrimi afatgjatë në bazë të udhëzimit 2003/109/CE të Këshillit, datë 25 nëntor 2003, lidhur me statusin e shtetasve të Vendeve të treta të pajisur me leje qëndrimi afatgjatë, si edhe shtetas të Vendeve të treta të cilët gëzojnë të drejtën e vendbanimit sipas dispozitave të tjera evropiane apo rregulloreve kombëtare, dhe e familjarëve të tyre; hyrje në territorin kombëtar për të arritur në vendbanim, banesë apo vendqëndrimin e një personi sipas gërmave f) dhe h), edhe jo bashkëjetues, me të cilin ekziston një lidhje afektive e provuar dhe e qëndrueshme dhe pjesëmarrjeje, nga ana e atletëve, trajnerëve, gjyqtarëve dhe anëtarëve të komisioneve të garave, përfaqësuesve të shtypit të huaj dhe shoqëruesve në gara sportive në nivel konkurrues të njohura si gara me interes kombëtar nga Komiteti olimpik kombëtar italian (CONI) dhe Komiteti italian paralimpik (CIP) e të rregulluara nga protokoll i posaçëm sigurie i ndërmarrë nga subjekti organizator i ngjarjes.

Ndërkaq lëvizjes nga Italia drejt Kosovës lejohen nëse udhëtarët posedojnë dokument që vërteton vaksinimin e plotë (dy doza); dokumentin që vërteton vaksinimin e pjesshëm (një dozë), të lëshuar jo më vonë se një muaj përpara dhe testin molekular të kryer deri në 48 orë përpara; dokument që vërteton vaksinimin e pjesshëm (një dozë) së bashku me një certifikatë që vërteton kapërcimin e sëmundjes (lëshuar jo më vonë se gjashtë muaj më parë).

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Kërciti arma në mes të Elbasanit, Prokuroria mbyll hetimet për plagosjen e Vis Korçarit

Para

“Universitetit të Tiranës i janë mohuar 11 vite nga themelimi”, profesor Zyhdi Dervishi: Duhet të njohim mirë historinë sepse bëjmë gabime!

Para
“Universitetit të Tiranës i janë mohuar 11 vite nga themelimi”, profesor Zyhdi Dervishi: Duhet të njohim mirë historinë sepse bëjmë gabime!

“Universitetit të Tiranës i janë mohuar 11 vite nga themelimi”, profesor Zyhdi Dervishi: Duhet të njohim mirë historinë sepse bëjmë gabime!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.