Ditën e sotme policia ka rritur vigjilencën për protestën e opozitës.
Policia e Shtetit ka angazhuar rreth 1500 efektivë policie në terren. Në gatishmëri janë forcat ‘Shqiponjat’ FNSH dhe RENEA.
Ndërkohë godina e Kryeministrisë është e rrethuar me gardh metalik, si në çdo protestë dhe shtylla janë lyer me graso.
Ndriçimi është më i lartë si dhe janë vendosur kamera sigurie shtesë për të patur më të lehtë monitorimin e situatës.
Ndërkohë që PD bëhet me dije se ka kërkuar leje deri në mesnatë për marshimin e protestës.